A e dinte Emmanuel Macron gjashtë ditë përpara vendimit se Hashim Thaçi do të dënohej rëndë? Këtë dyshim ngre avokati i ish-presidentit të Kosovës, Luka Misetiç, i cili ka publikuar një video ku nga sekondi i 38-të, Aleksandër Vuçiç nis të tregojë për vizitën e tij në Paris dhe se si një “lider europian dhe botëror” e kishte informuar për dënimin që pritej të merrte Thaçi. Misetiç e lidh deklaratën me takimin e presidentit serb me Macronin më 10 shtator në Paris. Vendimi i Gjykatës Speciale u shpall më 16 shtator, kur Thaçi u dënua me 25 vjet burg. Avokati kërkon përgjigje për dy çështje: si mund ta dinte presidenti francez rezultatin përpara shpalljes dhe përse do ta diskutonte atë me Vuçiçin. “Presidenti serb Vuçiç u takua me presidentin francez Macron më 10 shtator në Paris, ku, sipas Vuçiçit në videon më poshtë, një ‘lider europian dhe botëror’ [lexo: Macron] i tha se Thaçi do të merrte ‘një dënim të rëndë’. Si e dinte Macron rezultatin e aktgjykimit të paktën gjashtë ditë përpara dhe pse Macron po fliste me Vuçiçin për këtë, janë pyetje që mbeten për të marrë përgjigje”, shkruan Misetiç në X. LEXO EDHE:Pax Europea dhe integrimi i fundmë i shtetit shqiptar Në Kosovë, kundërshtimi i dënimit të katër ish-drejtuesve të UÇK-së po shoqërohet me protesta dhe me përpjekje për të ndryshuar ligjin mbi të cilin funksionon Specialja. Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi u dënuan më 16 shtator me gjithsej 81 vjet burg për krime lufte. Mbrëmjen e së premtes, qeveria e Kosovës iu përgjigj kërkesës së Kuvendit për të vlerësuar nismën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK). Ekzekutivi konstatoi se nuk ka pengesa ligjore për nismën dhe ia përcolli vlerësimin deputetëve. Dokumenti trajton përmbajtjen e projektligjit, përputhjen me legjislacionin europian dhe pasojat financiare të ndryshimeve të propozuara. Ky është një hap në procedurën parlamentare; ligji ende nuk është ndryshuar. Përmes propozimit, PDK-ja kërkon që Specialja të merret me pretendimet e raportit të Dick Martyt dhe puna e saj të monitorohet ndërkombëtarisht. Për krimet e luftës të përfshira në projektligj, partia propozon gjykimin në Kosovë. Kjo çështje tashmë ndikon edhe në bisedimet për presidentin e ri. Bedri Hamza ka kërkuar trajtimin e ndryshimeve për Specialen përpara diskutimit për kreun e shtetit. Ai u takua të premten me Albin Kurtin, por të dy nuk arritën marrëveshje. Deputetët kanë afat deri më 6 tetor për zgjedhjen e presidentit. Mes kërkesave për ndryshime dhe protestave, qëndrimi i shprehur nga Ursula von der Leyen gjatë vizitës së të enjtes ishte në mbështetje të pavarësisë së gjykatës dhe respektimit të vendimit të saj. Për historinë e Kosovës, presidentja e Komisionit Europian përdori një tjetër mesazh: “askush dhe asgjë” nuk mund ta rishkruajë atë. U.D/Shqiptarja.com TAG: Luka Misetiç aleksander vucic Emmanuel Macron Gjyqi ndaj UCK ne Hage uck hashim thaci Ursula von der Leyen kosove Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
30 Shtator, 16:02
Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale? Po 69.5% Jo 25.6% Jam i/e dyzyuar 4.9% Vota total: 3698 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 30 Shtator, 16:02 Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale?
