Mbledhja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë është shtyrë për shkak se nuk u arrit formimi i kuorumit. Sipas raportimit të gazetares së Top Channel, Anila Hoxha, gjatë kësaj kohe KLP pritet të merret me zgjatjen e afatit për dorëzimin e formularëve të pasurisë së kandidatëve pranë ILDKPI-së.
Ndërkohë, mbledhja e KLP nuk është zhvilluar pasi nuk është arritur kuorumi i nevojshëm.
Vendimi për shtyrjen e mbledhjes vjen në një kohë kur Këshilli vijon procedurat që lidhen me kandidatët dhe dokumentacionin e tyre. “Parodi” në KLP, zinxhir kërkesash për përjashtim gjatë garës për Prokurorin e Përgjithshëm
Aktualitet Më herët gazetarja ka raportuar se KLP ende nuk u ka përcjellë për verifikim pranë ILDKPI-së formularët e vetëdeklarimit të pasurisë së pesë kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm. Kjo situatë ka vonuar procesin e verifikimit të pasurive të kandidatëve.
Në mbledhje janë shfaqur gjithashtu debate mes anëtarëve të KLP-së, me kërkesa të ndërsjella për dorëheqje. Kërkesa për dorëheqje janë bërë në kuadër të procesit për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm, duke ngritur pikëpyetje edhe për respektimin e afateve të këtij procesi.
Mbledhja e KLP-së u shty pasi nuk u arrit kuorumi i nevojshëm. Drejtimin e saj e mori relatori i çështjes, Erind Gërmenji, i cili njoftoi se mbledhja e radhës do të zhvillohet në një tjetër datë. Top Channel

