Lajme Zone
Shtyhet seanca për vrasjen e Egli Progës, të akuzuarit kërkojnë gjykim të shkurtuar
Të tjeraTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Shtyhet seanca për vrasjen e Egli Progës, të akuzuarit kërkojnë gjykim të shkurtuar

Në seancën e radhës të gjykimit paraprak, e cila zgjati më shumë se dy orë, Denis Meçe, i akuzuar për vrasje të kryer në bashkëpunim, kërkoi veçimin e çështjes nga të akuzuarit e tjerë dhe gjykim të shkurtuar.

Në seancën e radhës të gjykimit paraprak, e cila zgjati më shumë se dy orë, Denis Meçe, i akuzuar për vrasje të kryer në bashkëpunim, kërkoi veçimin e çështjes nga të akuzuarit e tjerë dhe gjykim të shkurtuar. Të njëjtën kërkesë për gjykatën e kishin edhe katër të akuzuarit e tjerë, raporton korrespondentja e Top Channel Dhorjela Çule.

Gjykata nuk arriti të konkludonte me vendim, për shkak të kompleksitetit të çështjes, dhe shtyu seancën për në tetor. Në seancën e radhës pritet të vendoset nëse procesi ndaj të akuzuarve për vrasjen e Egli Progës do të zhvillohet me gjykim të zakonshëm apo me gjykim të shkurtuar. Top Channel