Shtyhet seanca gjyqësore për ish presidentin Ilir Meta dhe Monika Kryemadhin. Megjjthëse Meta dhe Kryemadhi kërkuan ta zhvillonin procesin pa praninë e avokatëve, mungesa e një anëtari të trupit gjykues Rudina Palloj, bëri që seanca të shtyhet në datë 24 shtator. Kryetari i trupit gjykues Erjon Bani paralajmëroi avokatin e Metës Bujar Musta, i cili ishte në sallë si publik, se në rast se në seancën e radhës nuk do paraqitën avokatët do nisë aplikimi i gjobave. LEXO edhe...Ilir Meta mbetet në qeli, GJKKO i rrëzon sërish kërkesën për liri! I refuzohet edhe dalja nga kafazi “Ç’ është kjo gjykatë i jep fjalën prokurorit dhe nuk i jep të pandehurit. Ky prokuror na ka dhënë 55 fashikuj, na mungojnë mbi 70, mungojnë faqe etj, ai është për burg”, tha Meta. Lajm në përditësim… ------------------------------- Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë Xh.K/ReportTv.al erjon bani monika kryemadhi Ilir Meta arrestimi i ilir metes Komento Komente Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni? Të drejtë 6% Të gabuar 88.9% Nuk e di 5.2% Vota total: 1840 Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni?
