Censi i bujqësisë nuk do të zhvillohet gjatë këtij viti. Burime pranë INSTAT thanë për Report Tv se numërimi dhe regjistrimi i bujqësisë dhe blegtorisë do të bëhet gjatë vitit të ardhshëm, pasi koha për të kryer procedurat për të zhvilluar këtë proces këtë vit është e pamjaftueshme. Vonesat gjatë hartimit dhe dërgimit në Kuvend të projektligji për CENS-in e bujqësisë bënë që ai të miratohet në seancë plenare në korrik 2026, duke mos i lenë kohën e mjaftueshme në dispozicion INSTAT për të kryer procedurat e nevojshme. LEXO edhe...Deputetja e PD: Shpopullimi po zbraz Shqipërinë, 1.1 mln shqiptarë u larguan drejt BE-së në 18 vite! 30 mijë nxënës më pak në 3 vite, shkollat po mbyllen (VIDEO) I parashikuar për të nisur në muajin tetor të këtij viti, ‘fotografimi i bujqësisë dhe blegtorisë shqiptare’ shtyhet për një vjeshtën e 2027-ës. Censi i fundit për bujqësinë është bërë në vitin 2012, dhe që prej vitit 2022 kur ishte afati i parë për të realizuar këtë numërim të ri, ky proces është shtyrë disa herë për arsye të ndryshme. Brenda 4 javëve përmes CENS-it, INSTAT synon të regjistrojë tokën bujqësore që mbillet, fermat bujqësore e deri tek tufat e bagëtive. Janë 3,400 anketues që do të dalin në terren për të numëruar çdo metër tokë që mbillet, çfarë kultivohet, sipërfaqja e fermave bujqësore, makineritë që përdoren e deri tek të punësuarit në këtë sektor. Kostoja për këtë Cens parashikohet 1,081,499,000 lekë ose 11.7 milionë euro me kursin e sotëm. SI.E./ReportTv.al Instat censi i bujqesise bujqesia Komento Komente Sondazhi i ditës: Gjykata e Lartë la në burg Erion Veliajn, si e vlerësoni? Të drejtë 23.1% Të gabuar 66.2% Nuk e di 10.8% Vota total: 65 Sondazhi i ditës: Gjykata e Lartë la në burg Erion Veliajn, si e vlerësoni?

