Vera dhe temperaturat e larta kanë shtuar rastet e alergjive si pasojë e pickimeve nga insekte të ndryshme. Mjekët alergologë thonë se kjo është periudha në të cilën rreziku për pickime është shumë i lartë. Pasojat nga pickimet mund të jenë nga minimale deri jetëkërcënuese. Mjekët rekomandojnë diagnostikimin me anë të testeve të alergjisë për çdo rast që ka shfaqur probleme shëndetësore dhe marrjen e masave parandaluese. Krahas alergjive nga insektet, mjekët thonë se të shumta janë urgjencat e alergjive ushqimore, veçanërisht nga frutat e thata.
