Ka zgjatur vetëm 17 dite aventura e Paolo Maldinit si drejtor teknik i kombëtares së Italisë. Ish-futbollisti i Italisë dhe Milanit ka dhënë dorëheqjen bashkë me këshilltarin Leonardo pasi federata e futbollit me në krye Malago-n nuk e konfirmuan Pirlon si trajner të ri të axurrëve. Pas refuzumit të Guardiolës Pirlo ishte zgjedhja e Maldinit, por për shkak të lidhjes që ai kishte si ambasador i një kompanie bastesh ruse, por edhe presionit politik, ai dështoi të emërohej. Kjo në një kohë kur pritej vetëm emerimi, pasi palët e përfshira kishin rënë dakord. Një situatë që ka krisur edhe besimin e Maldinit ndaj presidentit të federatës italiane të futbollit. Maldini ndërkohë njihet si një person që nuk pranon ndërhyrje në punën e tij dhe kjo si ka pëlquer aspak edhe pse i është kërkuar të mos largohet. LEXO edhe...Polemika në kombëtaren e Italisë për shkak të 'basteve ruse', Andrea Pirlo del nga skena për rolin e trajnerit! Maldini ka gati dorëheqjen, sot takimi me Malagòn Për pasojë, me ikjen e Maldinit, i cili kishte një projekt 8-10 vite, pritet që trajneri i ri i italisë të emërohet roberto mancini ose antonio conte K.M/E.H/ReportTv.al Paolo Maldini Italia Komento Komente Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 63.7% Jo 29.4% Nuk e di 6.8% Vota total: 5808 Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?
