Rama dhe West Artisti i njohur ndryshe si “YE” ka falënderuar kryeministrin Rama për ndërtimin e një stadiumi enkas për koncertin e tij... Këngëtari Kanye West ka reaguar për herë të parë për koncertin e mbajtur dje në Tiranë. Me një fjali të shkurtër në rrjetin social “X”, artisti i njohur ndryshe si “YE” ka falënderuar kryeministrin Rama për ndërtimin e një stadiumi enkas për koncertin e tij, si dhe shqiptarët të cilët e mirëpritën. Thank you Edi Rama and to all of Albania for building a stadium and welcoming me into your beautiful country
— ye (@kanyewest) July 12, 2026 “Faleminderit Edi Rama dhe gjithë Shqipërisë që ndërtuat një stadium dhe më mirëpritët në vendin tuaj të bukur”, shkruan Kanye West.
Vlen të theksohet se koncerti i West u përfshi në shumë polemika në vendin tonë, pas përfshirjes së qeverisë dhe përdorimit të fondeve të emergjencës për të mos lejuar anulimin e këtij eventi. Gjithashtu ka pasur dyshime se qeveria shqiptare mund të ketë investuar edhe më shumë para të tjera për ndërtimin e infrastrukturës, por kjo gjë është hedhur poshtë nga Ministri i turizmit dhe Kryeministri. 4.2 mln euro për Kanye West, Rama fajëson protestuesit: Po mos kishte tubime, s’do i kishim dhënë ato para
12 Korrik, 16:06 Ndërkohë që pak minuta më parë Rama në një mesazh në rrjetet sociale për koncertin, fajësoi protestuesti për shpërdorimin e 4.2 milion eruove nga fondi i emergjencave për koncertin e West. Sipas tij, protestat kundër qeverisë trembën turistët e huaj që kishin planifikuar të vinin për të parë koncertin. rama Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Bllokohet Qafë-Thana, mijëra qytetarë në pritje për të kaluar kufirin 12 Korrik 2026, 14:1014:10Aktualitet “Rama nuk është më ‘Baba Zot’”, aktivisti: Është diskretituar në sytë e botës, çfarë pritet të ndodhë në shtator 12 Korrik 2026, 12:3912:39Aktualitet Kardiologu ngre alarmin: Hipertensioni po prek 18-19 vjeçarët, faktorët që po shtojnë rastet 12 Korrik 2026, 11:5011:50Aktualitet Dhuna ndaj 17-vjeçares në Fier, nëna e njërës prej vajzave: Kthehej në mëngjes, nuk më tregonte ku ishte 12 Korrik 2026, 11:3711:37Aktualitet Skemat që po zbrazin llogaritë, mashtrimet online në rritje; bankat apel për kujdes ndaj 'ofertave' 12 Korrik 2026, 10:3010:30Aktualitet Dua Lipa kritikon qeverinë Rama: Shqetësuese ndryshimi i ligjit për mjedisin pa konsultim publik 12 Korrik 2026, 10:0510:05Aktualitet

