Lajme Zone
Shteti arkëton 225 milionë lekë nga qiratë e pronave të sekuestruara, të ardhurat rriten me 25% në 10 muaj
EkonomiReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Shteti arkëton 225 milionë lekë nga qiratë e pronave të sekuestruara, të ardhurat rriten me 25% në 10 muaj

Shteti ka arkëtuar rreth 225 milionë lekë nga dhënia me qira e pronave të sekuestruara dhe të konfiskuara gjatë 10 muajve të parë të vitit 2026. Të ardhurat janë rritur me 25.2% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Pronat e sekuestruara dhe të konfiskuara po sjellin gjithnjë e më shumë të ardhura në arkën e shtetit. Nga janari deri në tetor 2026, Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK) ka arkëtuar 224.9 milionë lekë nga dhënia e tyre me qira. Sipas të dhënave financiare të Agjencisë, kjo shumë është 45.2 milionë lekë më e lartë se në të njëjtën periudhë të vitit 2025, kur të ardhurat arritën në 179.7 milionë lekë. LEXO edhe...Komisioni Europian kërkon forcimin e mëtejshëm të AAPSK, rritjen e ripërdorimit social të pasurive të konfiskuara Arkëtimet kanë qenë më të larta se një vit më parë në nëntë nga dhjetë muajt e analizuar. Rritja më e madhe u regjistrua në maj, kur të ardhurat arritën në 23.7 milionë lekë, nga 14.1 milionë lekë në maj të vitit të kaluar. Edhe gushti shënoi një rritje të ndjeshme, me 29 milionë lekë të arkëtuara, kundrejt 19.1 milionë lekëve një vit më parë. Të ardhurat nga qiradhënia e këtyre pasurive synojnë të përdoren për mbështetjen e institucioneve ligjzbatuese në luftën kundër krimit të organizuar, si dhe për financimin e projekteve që i kthejnë pronat e konfiskuara në shërbim të komunitetit. U.D/ReportTv.al AAPSK pronat Komento Komente Sondazhi i ditës: Rama shkarkon Veliaj nga drejtimi i PS-së së Tiranës, si e vlerësoni? Të drejtë 62.6% Të gabuar 27.2% Nuk e di 10.2% Vota total: 3741 Sondazhi i ditës: Rama shkarkon Veliaj nga drejtimi i PS-së së Tiranës, si e vlerësoni?