Lajme Zone
Shtet "karagjoz", nga bashkia e Veliajt tek institucionet e Edi Ramës
PolitikëCNA

Shtet "karagjoz", nga bashkia e Veliajt tek institucionet e Edi Ramës

Një media, misionin kryesor ka informimin dhe interesi...

Foto ilustruese Një media, misionin kryesor ka informimin dhe interesin e qytetarëve, të publikut. CNA, përpiqet të jetë në tregun e portaleve, televizioneve dhe medias në përgjithësi, sa më profesionale, sa më e besueshme. Dhe kjo bëhet duke ruajtur disa nga parimet themelore të gazetarisë për të pasur lajme zyrtare dhe jo zyrtare, investigime dhe më tej, të konfirmuara nga të paktën dy apo tre burime.

Mund të zgjidhim që ndërmjet denoncimeve që vijnë pafund në email, në rrjetet sociale apo në numrat e redaksisë, t'i publikojmë direkt siç mbajnë qëndrim qytetarët. Por, jo gjithçka që thotë dikush në një denoncim që bën pranë redaksisë, thotë të vërtetën. Dhe qytetarët duhet ta dinë edhe anën tjetër përballë tyre. Dhe kjo zgjidhet vetëm në një mënyrë: duke siguruar burime informacioni në institucionet përkatëse ose duke u çuar atyre dhe kërkesat për marrjen e informacionit në lidhje me rastin përkatës.

MURI I TRANSPARENCËS DHE SHTETI I "KARAGJOZËVE"

Qeveria e Edi Ramës, pushteti vendor apo shteti shqiptar në përgjithësi në këtë rast është një shtet karagjozësh. Shqipëria është duke mbyllur kapitujt e integrimit në Bashkimin Evropian dhe kapitujt kryesorë të tij theksojnë transparencën. Sepse ajo lufton korrupsionin, nuk ka nevojë të kesh një shpatë dhe t'i biesh korrupsionit. Mjafton të ketë shifra transparente, të dhëna transparente, analiza e tyre dhe njohja e qytetarëve me to i bën zyrtarët që të mendojnë dy herë si t'i shpenzojnë taksat që mbledhin. Negociatat me BE/ Shqipëria drejt mbylljes së tre kapitujve 6 Korrik, 17:49 Ne në misionin tonë si gazetarë po përpiqemi që të bëjmë sa më shumë transparencë me institucionet e shtetit dhe mendojmë se transparenca e vendos një hap më afër BE-së qeverinë vendore dhe atë qendrore. Por në fakt, në rastin e Shqipërisë, institucionet po bëhen edhe më bunker. Dhe ndoshta nga “një komandë” e përgjithshme që i jepet për të mos dhënë informacion, njëri bëhet më karagjoz se tjetri. Sa në Bashkinë e Tiranës, sa në Ministrinë e Bujqësisë, sa në ASHK, sa në institucione të tjera që nuk japin fare përgjigje që janë kthyer në klouna publikë duke u përpjekur të fshihen pas gishtit.

BASHKIA E TIRANËS, NGA BUNKERI I PROPAGANDËS TEK AFERAT E REKLAMAVE

Ne i jemi drejtuar me disa shkresa në një komunikim të vazhdueshëm Bashkisë së Tiranës duke menduar që ky është një nga institucionet më problematike në Shqipëri. Këtë e ka vërtetuar dhe SPAK- u me të gjithë zinxhirin komandues të drejtorëve të arrestuar dhe të burgosur, për të cilët kryetari i bashkisë tha se ishin thjesht ish-drejtorë, por në fakt përfi edhe vetë në pranga së bashku me ta, me 13 akuza të rënda penale. Veliaj po vazhdon një betejë të neveritshme me drejtësinë, duke sulmuar prokurorët, gjykatësit dhe duke mos shkuar në seancat gjyqësore që zhvillohen ndaj tij. Bashkia e Tiranës ka nevojë për transparencë të madhe, pasi ishte kthyer në një bunker propagande dhe asgjë më shumë sesa kaq. Pa transparencë dhe llogaridhënie/ Heshtja kriminale e Bashkisë së Tiranës

22 Gusht, 09:12 ALIBIA E SISTEMIT TË IT-SË DHE UDHËTIMET "PRIVATE" TË KRYEBASHKIAKUT

Ne i kemi kërkuar Bashkisë së Tiranës informacion në lidhje me reklamat që vendosen në eventet e ndryshme që zhvillohen në kryeqytet dhe kompanitë që i administrojnë ato. Pra, një kompani e cila merr të zhvillojë një koncert duhet të vendosë 5 metër katror reklama.

Në fakt nga të dhënat që ne kemi disponuar, rezulton që të ketë 100 metër katror, 200, 300 metër katror reklama, ndërkohë taksat e qytetarëve janë mbledhur vetëm për 3 metër katror dhe nga ana tjetër rezulton sipas informacioneve tona që në këto ledwalle që vendosen, reklamojnë kompanitë e vëllait të kryetarit të Bashkisë Tiranës, Erion Veliaj. Investigimi/ Zbulohet kompania që ka marrë sipërfaqet publike nga Bashkia e Tiranës

20 Korrik, 13:48 Dhe skema duket e qartë: Bashkia i jep një personi reklamat, ky ja jep Arbërit, por sipërfaqet janë të vogla në letra, ndërsa fizikisht janë shumë herë më të mëdha. Bashkia merr më pak taksa, personi që e shfrytëzon fiton më shumë para, Arbër Veliaj fiton më shumë reklama për klientët e tij. Pastaj se si e ka pazarin Arbëri me personin që i kam marrë me qira led ëallet nga Erion Veliaj dhe a ka lidhje kjo me ndonjë afer të mundshme është një çështje që po heton SPAK. Zbulohet skema/ Trekëndëshi: Bashkia e Tiranës - “Kuadr.com” - Arbër Veliaj

21 Korrik, 10:49 Ne i çuam shkresë bashkisë, bashkia na tha pas 6 muajsh se i ishte prishur sistemi i IT-së. Dhe këtë e besoj dhe Komisioneri për të Drejtën e Informimit. Një idiotësi e radhës, një institucion që pretendohet të jetë kryesori i qeverisjes vendore në vend. Një tufë me budallenj që përpiqen të fshihen pas gishtit i thonë medias se për shkak të një sulmi kibernetik na janë prishur sistemet e IT-së, shifrat e reklamave, të taksave që mblodhëm në vitin 2023 apo 2024. Këta i bëjnë njerëzit për budallenj!

Shkojmë më tej, te i njëjti palaço që vjen në vërdallë në Bashkinë e Tiranës. Në kërkesën e dytë kur ne themi, na jepni informacion në lidhje me udhëtimet e bëra nga kryetari i Bashkisë Tiranës në disa vite dhe sa kanë kushtuar këto nga taksapaguesit shqiptarë, na thonë se janë të dhëna private. Cilat janë të dhëna private? Fluturimet e Erion Veliajt me taksat e qytetarëve të Tiranës? Erion Veliaj, kryetari i bashkisë në fluturim

30 Korrik, 13:06 Të dhëna private të Erion Veliajt mund të jenë kur fluturon me bashkëshorten, me miq, me shokë. Këto janë të dhëna private, i paguajnë shpenzimet vetë, shkojnë me pushime, janë punët e tyre. Ne s'kemi kërkuar këto, ne kemi kërkuar të gjitha fluturimet që ka bërë Erion Veliaj jashtë vendit në disa vite për të parë, thjesht sa na ka kushtuar ky kryetar i bashkisë tonë.

Ka qenë në zyrë ky i zgjedhur, që tani dhe nga burgu thotë, a mund të më ktheni në zyrë të bëj detyrën, apo ka qenë në ajër dhe nëpër takime. Sepse sipas të dhënave tona rezulton që gati gjysmën e kohës mos ketë qenë hiç në zyrë, të ketë qenë në ajër dhe jashtë vendit. Ndërkohë regjistronte zotëria tre katër video në ditë, ikte jashtë, vazhdonte axhendën, i fuste ca shpërndarje në mediat shqiptare dhe kishte të zgjidhur çështjen. Bashkia e Tiranës futet në "bunker"

18 Gusht, 09:29 ASHK DHE IGLI LUBONJA, DREJTORI QË "NUK KUPTON" LIGJIN

Kjo është transparenca e Bashkisë Tiranës në këto dy hallka. Shkojmë tek një institucion tjetër, tek ASHK-ja, tek një idiot komplet i padobishëm, Igli Lubonja. Ky person na kthen një përgjigje pas kërkesës tonë se duhet të bënim aplikim në një E-Albania dhe duhet të paguanim një tarifë. Sërish do të duket vetë idiot, por ne nuk e ndihmojmë dot.

Media sjell kërkesë me shkrim. Kërkesa me shkrim kërkon përgjigje me shkrim. Ne jemi media me licencë, me gazetar të siguruar dhe të deklaruar, të regjistruar në QKB, që kërkojmë një informacion. Dhe Igli ka për detyrë ligjore të kthejë përgjigje, jo të na tregojë ne e-Albania, si të aplikojmë ne në e-Albania për të kërkuar informacion për ASHK? Zbulohet idioti i Ramës në krye të Kadastrës

18 Gusht, 20:44 Ne nuk po kërkojmë certifikata pronësie, ne nuk po kërkojmë kartela pronash, ne po kërkojmë informacion dhe dokumenti është me firmë dhe me vulë, me kërkesë zyrtare nga një media dhe në bazë të Kushtetutës, neni 23 pika 1 dhe 2 që mbron dhe thotë qartazi detyrën që ka media përballë institucionit dhe institucioni përballë tij. Igli duhet të na jepte përgjigje.

Në rastin tonë, ndoshta një specialist i tillë apo drejtues nuk kishte pse të bënte fytyrën e një idioti, kur thjesht mund të kthente një përgjigje zyrtare në lidhje me kërkesën tonë, e cila kishte të bënte me një pronë publike, ku sipas denoncimeve të ardhura në redaksinë tonë pretendohet se kësaj prone i është tjetërsuar trotuari apo një lulishte. Transparenca e munguar/ "Idioti" i Kadastrës që refuzon të japë informacion për mediat

21 Gusht, 11:09 MINISTRIA E BUJQËSISË DHE KËRKESA QESHARAKE PËR KARTËN E IDENTITETIT

Nuk mjaftojnë gënjeshtrat se janë prishur sistemet dhe s'ka të dhëna, budallallëqet se janë të dhëna private fluturimet e një zyrtari të shtetit me taksat e qytetarëve, apo idiotësia se do të duhet të aplikonim në e-Albania për të marrë informacion në lidhje me një pronë që paraqet interes publik, se është trotuar dhe lulishte që pretendohet se është uzurpuar. Na del dhe qershia mbi tortë e Ministrisë së Bujqësisë.

Pas një njoftimi të bërë nga BE se do të ndalohej mishi nga Brazili, ne i bëjmë një shkresë Ministrisë së Bujqësisë, cilat janë këto kompani që më pas ne të monitoronim, a do të kishte pas datës së caktuar importe mishi nga Brazili? Ministria e Bujqësisë na kthen një përgjigje qesharake, pse nuk na keni sjellë kartën e identitetit. Kartën e identitetit të kujt t'i sjellim ministrit, të kryeministrit apo të presidentit? Kemi sjellë një shkresë zyrtare që ka numër telefoni, që ka adresë, që ka firmë, që ka vulë, që ka NIPT, që ka licencë specifike. Karagjozët mbysin institucionet/ Lajthitja e Ministrisë së Bujqësisë

20 Gusht, 12:24 Këto veprime qesharake nuk tregojnë gjë tjetër, thjesht dhe vetëm budallenjtë që ndodhen në institucione apo ata që duan të bëjnë rolin e budallait me mediat, sepse janë të kapur mat.

Institucioni transparent nuk ka çfarë fsheh, duhet të kthejë përgjigje dhe të vazhdojë përpara.

Kurse në rastin tonë, ne bëjmë pyetje për të marrë informacion, ose nuk na kthen përgjigje, ose thonë nuk punon sistemi, ose thonë apliko online ose na thonë sill pasaportën, sikur do të udhëtojmë jashtë shtetit.

Kështu ndodh në këtë shtetin tonë prej kartoni që po kërkon të hyjë në BE me transparencë, dhe nuk të jep informacion në lidhje me një pronë të tjetërsuar, në lidhje me fluturimet e një kryetari bashkie, në lidhje me kompanitë që importojnë mish dhe mund të rrezikojnë jetën e njerëzve, pa folur pastaj për të dhënat e taksave që në Bashkinë e Tiranës reklamat janë përdorur për interesat e vëllait të kryetarit të bashkisë./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.