Vdekja do të trokasë një ditë në derën e secilit prej nesh, por kjo nuk e bën më pak të dhimbshme pamjen e arkëmortëve, apo përballljen me dhimbjen e atyre që mbeten pas. Në Shqipëri ka nisur prej vitesh të aplikohen tashmë, shtëpitë funerale, që ofrojnë shërbime për personat që ndahen nga jeta, pritjen e njerëzve për ngushëllim, e deri në përcjelljen për në banesën e fundit. Shumica prej tyre janë në zona të banuara dhe janë kthyer shqetësim për qytetarët, që i kanë shtëpitë pranë tyre. LEXO EDHE:7 mijë metër katrorë tokë e sekuestruar në Tiranë do të kthehet në strehë për kafshët e braktisura, zbulohet projekti Mbi këto ankesa, bashkia e Tiranës ka nisur kontrolle në terren, në mënyrë që agjencitë funerale të shfaqen të kujdesshme dhe të mos ekspozojnë reklama në fasada, apo arkëmorte në ambientet e jashtme Po ashtu, shqetësim për qytetarët janë bërë edhe automjetet e shumta që parkohen pranë shtëpive funerale duke cënuar përditshmërinë e tyre. Inspektorët e Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit dhe të Policisë Bashkiake nisën aksionin në Njësinë Administrative nr. 5, një nga zonat më të populluara të Tiranës dhe ku, sipas Bashkisë, janë regjistruar edhe ankesa të vazhdueshme nga qytetarët. “Është marrë një nismë, në zbatim edhe të vendimit nr. 44, për subjektet që ushtrojnë këtë lloj aktiviteti, në mënyrë që elementet e lidhura me të të mos ekspozohen në fasada dhe në vende të dukshme. Duke marrë shkas edhe nga ankesat e qytetarëve, grupet e Bashkisë dhe drejtoritë përkatëse kanë nisur sot kontrollet në Njësinë nr. 5, si një nga njësitë më të populluara. Këto kontrolle do të vijojnë edhe në njësitë e tjera. U bëjmë thirrje bizneseve të bashkëpunojnë dhe të respektojnë rregullat, në mënyrë që të shmangen shqetësimet për banorët,” u shpreh Besmir Nela, drejtor i Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit pranë Bashkisë së Tiranës. Bashkia e Tiranës, njoftoi se u kishte lënë 6 muaj afat këtyre subjekteve që të përshtatnin aktivitetin. Xh.K/E.H/Shqiptarja.com TAG: bashkia e tiranes Tirane arkivol agjenci funerale Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 1.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
16 Shtator, 14:18
Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni? Të drejtë 5.9% Të gabuar 89.4% Nuk e di 4.7% Vota total: 3305 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 16 Shtator, 14:18 Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni?
