Lajme Zone
Shtegu fatal: PS nis fazën parë të epokës post-Edi Rama
PolitikëPamfleti

Shtegu fatal: PS nis fazën parë të epokës post-Edi Rama

Kryeministri dhe drejtuesi i mazhorancës ndodhet në një nga momentet më të vështira të karrierës së tij politike. Ai nuk e kontrollon më plotësisht situatën, por varet gjithnjë e më shumë nga pasojat që prodhojnë vendimet, konfliktet dhe pakënaqësitë e grumbulluara gjatë qeverisjes së tij.

Mbledhja e sotme e GPS / Ekuilibrat brenda PS-së kanë ndryshuar, ndërsa deputetët e pakënaqur kërkojnë përfaqësim politik. Kryeministri po shqyrton formulën e largimit, por një marrëveshje për trashëgimin e pushtetit mund të ndezë përplasjen brenda mazhorancës... Grupi parlamentar i Partisë Socialiste është mbledhur sot për herë të parë në një situatë ku pesha e deputetëve mund të rezultojë më e madhe se autoriteti i kryetarit të tyre, Edi Rama.

Kryeministri dhe drejtuesi i mazhorancës ndodhet në një nga momentet më të vështira të karrierës së tij politike. Ai nuk e kontrollon më plotësisht situatën, por varet gjithnjë e më shumë nga pasojat që prodhojnë vendimet, konfliktet dhe pakënaqësitë e grumbulluara gjatë qeverisjes së tij.

Situata i ka dalë nga duart jo vetëm në qeverisje, në raportin me opinionin publik dhe në mbështetjen ndërkombëtare, por edhe brenda grupit parlamentar. Rama nuk e di me siguri se cilët deputetë ka kundër dhe sa prej tyre mund ta kundërshtojnë kur përplasja politike të dalë nga heshtja.

Një zgjidhje e pjesshme, duke afruar një pjesë të të pakënaqurve dhe duke zbutur ata që ende qëndrojnë në mes, mund të prodhojë një armëpushim të përkohshëm. Por kjo nuk do ta zgjidhte krizën. Vetëm do ta zgjaste agoninë politike, e cila në vjeshtë mund të rikthehet edhe më e thellë.

Rrugët politike për t’iu përgjigjur një proteste që po merr përmasat e një shumice të qartë janë të pakta. Edi Ramës i ka mbetur vetëm një shteg për të shmangur rënien.

Një ndryshim qeverie sipas modelit që ka përdorur deri tani, duke emëruar njerëz të lidhur drejtpërdrejt me të dhe duke përjashtuar faktorët politikë që kanë artikuluar krizën, mund ta acarojë më tej situatën.

Edhe formula e tij e preferuar, “përça e s”, nuk ofron më garanci. Afrimi i disa “demokratëve” të blerë, të gatshëm të ndërrojnë kamp për një post të lartë, por pa përfaqësim real në elektoratin opozitar, mund ta egërsojë edhe më shumë përplasjen.

As një makijazh i kabinetit me figura të panjohura, të fshehura pas librave dhe CV-ve të stisura, si ministri i Jashtëm i Batonit, nuk do ta zgjidhte krizën. Një eksperiment i tillë mund t’i kthehet Ramës si bumerang.

Zgjidhja e vetme politike për vendin, e cila mund të mos sjellë qetësi të menjëhershme, por mund të rikthejë një debat institucional normal, kërkon që Edi Rama të shpallë sa më shpejt mbylljen e mandatit të tij. Ai mund ta bëjë këtë edhe përmes një periudhe tranzicioni, duke ia transferuar pushtetin Parlamentit dhe institucioneve kushtetuese, si dhe duke e rikthyer vendin në shinat e ligjit.

Brenda grupit parlamentar të Partisë Socialiste kanë ndryshuar ekuilibrat. Sipas informacioneve që qarkullojnë, mbledhja e sotme mund të prodhojë një debat të fortë për mënyrën se si Rama ka shpërfillur përfaqësimin politik dhe rolin e deputetëve.

Rama e ka udhëzuar Taulant Ballën që të mos i sulmojë deputetët indiferentë ose të heshtur, pasi kryeministri pritet t’u drejtohet vetë atyre. Kjo lëvizje tregon se ai e njeh peshën e pakënaqësisë, por nuk e di ende deri ku mund të shkojë ajo.

Sipas burimeve, Rama e ndryshoi disa herë gjatë ditës së djeshme tekstin e fjalës së tij. Ai ia ka dërguar atë edhe një liste me përfaqësues të rëndësishëm diplomatikë, me synimin për të dhënë sinjalin se mund të mos qëndrojë në pushtet deri në fund të mandatit të katërt.

Zëra brenda mazhorancës pretendojnë se Rama i ka thënë presidentit francez Emmanuel Macron se është gati të hapë krahun në mesin e mandatit, nëse palët gjejnë një zgjidhje të ekuilibruar që garanton vijimin e procesit të integrimit dhe ruan drejtimin e qeverisë brenda mazhorancës socialiste.

Ky pretendim kërkon konfirmim. Por vetë qarkullimi i tij tregon se socialistët nuk diskutojnë më vetëm për ndryshime ministrash. Ata kanë nisur të diskutojnë edhe për kohën, mënyrën dhe formulën e largimit të Edi Ramës.

Mbledhja e sotme mund të shënojë fillimin e një përplasjeje të madhe brenda mazhorancës. Për herë të parë, Rama nuk hyn në sallë vetëm si drejtuesi që jep urdhra. Ai hyn edhe si kryeministri që duhet të zbulojë se sa deputetë vazhdojnë ta ndjekin dhe sa prej tyre kanë vendosur të mos heshtin më./Pamfleti shtegu fatal post-edi rama partia socialiste Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Inteligjenca Artificiale në Kuvend, Peleshi: Platformë për të analizuar përmbajtjen e seancave 24 Korrik 2026, 11:5011:50Politike Nis mbledhja e Grupit të PS, Peleshi: Në shtator vijnë në Tiranë përfaqësuesit e parlamenteve të 27 vendeve të BE 24 Korrik 2026, 11:3511:35Politike Marjana Koçeku shpërthen ndaj Ramës: Paketa e Maleve do t'i kthejë banorët e Thethit në lypsarë në tokat e tyre 24 Korrik 2026, 11:2811:28Politike Si modeli “Alabbar” po rrezikon anëtarësimin e Shqipërisë në BE 24 Korrik 2026, 10:4610:46Politike Nga plazhi në sheshe: Beteja e rinisë për të ardhmen e vjedhur nga kasta e vjetër Rama-Berisha 24 Korrik 2026, 10:3710:37Politike Mbledhja qeverisë dhe grupit të PS, Rama mbërrin te Pallati i Brigadave 24 Korrik 2026, 10:2810:28Politike