Lajme Zone
Shtatë fëmijë të një kopshti përfundojnë në pediatri, dyshohet se janë helmuar
Të tjeraSyri

Shtatë fëmijë të një kopshti përfundojnë në pediatri, dyshohet se janë helmuar

Dyshime për probleme nga ushqimi!

Dyshime për probleme nga ushqimi! 7 raste kanë vajtur për shërbim në pediatri, ndërsa të tjerë prindër konfirmojnë simptomat por u kanë dhënë fëmijëve shërbim në banesë.Lexo edhe:Parashikimi i horoskopit 7 nëntor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot Bëhet fjalë për fëmijët e kopshtit nr. 10 në Vlorë, të cilët mbrëmjen e kaluar kanë pasur simptoma me bark e të vjella të vazhdueshme. Dyshimet janë për helmim. Spitali ka lajmëruar Institutin e Shëndetit Publik, të cilët kanë marrë mostrat dhe presin përgjigjen e analizave se nga ka ardhur helmimi. 5 nga 7 rastet e paraqitura në pediatri janë shtruar dhe vazhdojnë të jenë në spital.