Lajme Zone
Shqiptari shtiret si polic për t’i vjedhur bizhuteritë gazetares italiane, ajo i ngre kurth
TeknologjiJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Shqiptari shtiret si polic për t’i vjedhur bizhuteritë gazetares italiane, ajo i ngre kurth

Një 24-vjeçar shqiptar është arrestuar në Padova të Italisë, pasi dyshohet se tentoi të mashtronte një gazetare për t’i marrë bizhuteritë dhe orët me vlerë. Sipas mediave italiane, skema nisi me një telefonatë nga një person që u prezantua si efektiv policie, duke i thënë gazetares se ishte kryer një grabitje në rrugën “Del Santo” dhe se autorët kishin përdorur makinën e saj për t’u larguar. Më pas, ai i kërkoi të përgatiste sendet me vlerë, me pretendimin se do të merreshin nga një person i dërguar prej policisë për t’u verifikuar.

Gazetarja dyshoi menjëherë se bëhej fjalë për një mashtrim, por vendosi të shtirej sikur e kishte besuar telefonuesin, ndërsa njoftoi policinë pa ndërprerë bisedën. Në adresën e saj u dërgua një patrullë, e cila priti mbërritjen e të dyshuarit. Kur 24-vjeçari u paraqit në banesë për të marrë bizhuteritë dhe orët, ai u përball me efektivët dhe u arrestua në vendngjarje.

Sipas raportimeve të mediave italiane, i riu ishte evidentuar më parë nga policia, pasi në korrik të këtij viti i ishin gjetur lëndë narkotike me qëllim shitjen e tyre. Ai u arrestua për tentativë mashtrimi dhe u mbajt në dhomat e sigurisë në pritje të gjykimit të drejtpërdrejtë. Ndërkohë, drejtuesi i policisë në Padova ka kërkuar shqyrtimin e mundësisë së transferimit të tij në një qendër të posaçme, ku mund të ndiqen procedurat për kthimin e tij në Shqipëri.