Lajme Zone
Shqiptari i zhvati mikut 30 mijë euro nën kërcënime për të shlyer borxhet e bixhozit
Të tjeraJOQ Albania

Shqiptari i zhvati mikut 30 mijë euro nën kërcënime për të shlyer borxhet e bixhozit

Një 26-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar në Ankona të Italisë, pasi dyshohet se ka shantazhuar për tre muaj një 30-vjeçar italian, duke i marrë rreth 30 mijë euro. Sipas hetimeve, dy të rinjtë ishin njohur në një lokal, ku fillimisht kishin krijuar miqësi. Më pas, shqiptari dyshohet se filloi t’i kërkonte vazhdimisht para viktimës, duke e bindur fillimisht me pretekstin e miqësisë dhe më pas duke e kërcënuar me jetë. Paratë, sipas mediave italiane, përdoreshin për baste online, ku 26-vjeçari kishte humbur shuma të mëdha.

Viktima i dorëzoi fillimisht të gjitha kursimet, rreth 14 mijë euro, ndërsa më pas u detyrua të merrte edhe tre kredi, një prej 10 mijë eurosh dhe dy të tjera nga 2 mijë euro secila, vetëm për t’ia dhënë shqiptarit. Sipas dëshmisë së tij, kërkesat shoqëroheshin me kërcënime si: “Më jep paratë para se të zemërohem. Nëse nuk m’i jep, do ta pësosh”. Të premten, i dyshuari shkoi në banesën e 30-vjeçarit për të marrë para të tjera, duke goditur me shqelma derën e hyrjes dhe duke e dëmtuar atë.

I frikësuar, 30-vjeçari telefonoi numrin e emergjencës 112 dhe njoftoi edhe babanë e tij. Në vendngjarje mbërritën patrullat e policisë dhe skuadra mobile, të cilat arrestuan shqiptarin me akuzat për tentativë zhvatjeje me rrethana rënduese, zhvatje të vazhdueshme dhe plagosje. Viktima u dërgua në spital në gjendje të rëndë shoku, ku mjekët i caktuan 20 ditë prognozë mjekësore. Ndërkohë, gjykata konfirmoi arrestimin e 26-vjeçarit dhe vendosi ndaj tij ndalim afrimi ndaj viktimës, të shoqëruar me byzylyk elektronik. Sipas ligjit italian, ai prezumohet i pafajshëm derisa fajësia të provohet me vendim të formës së prerë.