Lajme Zone
Tragjedia me tre viktima në Postribë, reagon Presidenti Begaj: Jam thellësisht i pikëlluar, ngushëllimi familjes
Të tjeraTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Tragjedia me tre viktima në Postribë, reagon Presidenti Begaj: Jam thellësisht i pikëlluar, ngushëllimi familjes

Presidenti i republikës Bajram Begaj ka reaguar pas tragjedisë në Postribë të Shkodrës, ku humbën jetën nëna 24-vjeçare me dy fëmijët e saj të mitur.

Presidenti i republikës Bajram Begaj ka reaguar pas tragjedisë në Postribë të Shkodrës, ku humbën jetën nëna 24-vjeçare me dy fëmijët e saj të mitur. Në një mesazh publik, kreu i shtetit shpreh ngushëllimet e thella për familjen e viktimave.

“Jam thellësisht i pikëlluar nga tragjedia në fshatin Domën të Shkodrës, ku humbën jetën një nënë e re dhe dy fëmijët e saj. Ngushëllimet e mia më të sinqerta shkojnë për familjarët dhe të afërmit e viktimave. Mendimet e mia janë me ta në këtë dhimbje të madhe. U prehshin në paqe”, shprehet Begaj. Top Channel