Ditmir Bushati Përvetësimi politik dhe financimi me paratë tona i koncertit merr rëndësi përtej koncertit dhe emrit të artistit. Pasi zbulon një model të vjetërsuar qeverisës... Në një shoqëri demokratike njerëzit janë të lirë të bëjnë zgjedhjen që mendojnë se është më e mira për ta. Debati i stisur mes protestës dhe koncertit është përçarës dhe joproduktiv. Shqipëria ka nevojë edhe për protesta edhe për koncerte.
Dritat dhe hareja e një koncerti zgjasin pak, krahasuar me protestat disa javore që i kanë dhënë Shqipërisë një imazh ndërkombëtar që nuk ka para e koncert që e krijon. Një imazh, që pasqyron shpirtin e gjallë të një shoqërie që ngrihet në këmbë e lufton me dinjitet për vendin e vet.
Shqetësues është fakti që politika nuk po reflekton ndaj shqetësimeve serioze që paraqet protesta, duke thelluar hendekun me popullin. Protesta që filloi si zemërim për aksesin në tokë e plazh dhe ruajtjen e trashëgimisë së përbashkët natyrore është shndërruar në një frymë më të madhe që ka të bëjë me thelbin e demokracisë. Në atë se kush e si duhet të vendoset për të ardhmen e Shqipërisë.
Pyetjet nuk duhet të shtrohen nëse je me koncertin apo me protestën, pasi janë dy anë dhe jo dy pole, siç duan t’i trajtojnë brigadat digjitale.
Pyetjet që kërkojnë përgjigje kanë lidhje me thelbin e sistemit qeverisës që duam të ndërtojmë: Pse duhen shpenzuar paratë publike për argëtim, ndërsa vendi përballet me probleme më të mprehta ekonomike e sociale? Pse shqiptarët duhet t'i japin miliona euro një kompanie private dhe një një artisti që nuk kontribuon në zhvillimin kulturor të vendit? Edhe sa kohë do ta trajtojmë kulturën si spektakël?
Në këto kushte, përvetësimi politik dhe financimi me paratë tona i koncertit merr rëndësi përtej koncertit dhe emrit të artistit. Pasi zbulon një model të vjetërsuar qeverisës.bushati Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Forum Rinia, pararojë e integrimit, të mos e lerë fatin e vet në duart e pleqve që nuk dinë të largohen 11 Korrik 2026, 17:3617:36Forum Çfarë fshihet pas tentativës së Fatmir Xhafajt për të kontrolluar KLSH? 11 Korrik 2026, 16:0016:00Forum Një hap drejt urisë, çfarë thotë ligji!? 11 Korrik 2026, 13:1713:17Forum Çfarë duan sorrat dhe korbat, që nuk mund ta ofrojnë grabitqarët socialistë? 11 Korrik 2026, 10:5210:52Forum Ekonomia e betonit 10 Korrik 2026, 19:2119:21Forum Në bulevard po lind komunizmi! 10 Korrik 2026, 15:1215:12Forum

