Zbrazet Kosova në ditët e pikut të sezonit turistik. Qindra automjete po i drejtohen Shqipërisë, duke sjellë fluks të lartë hyrjesh në pikën kufitare të Morinit. Ngarkesa e mjeteve është e dukshme edhe në segmentin e Rrugës së Kombit, nga Morini deri në Pikën e Pagesës, ku qarkullimi është shtuar ndjeshëm. LEXO edhe...Kriza politike në Kosovë, dështon konstituimi i Kuvendit brenda afatit 30-ditor! Sot në 11:00 vijon seanca Në pikën kufitare të Morinit po punohet me të gjitha sportelet në dispozicion, me qëllim përballimin e fluksit të madh të udhëtarëve dhe automjeteve. Të njëjtat masa janë marrë edhe në Pikën e Pagesës së Rrugës së Kombit, ku po punohet për të shmangur radhët dhe për të garantuar lëvizje sa më të shpejtë. Fluksi i lartë pritet të vijojë gjatë gjithë fundjavës, teksa shumë qytetarë nga Kosova dhe te diasporës kanë zgjedhur bregdetin shqiptar për pushimet e tyre. SI.E./E.H/ReportTv.al sezoni turistik morine Kukes kosove Komento Komente Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord? Po 34.3% Jo 60.8% Nuk e di 4.9% Vota total: 2993 Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord?
