Ka nisur protesta e 87 ku shqiptarët kërkojnë largimin e qeverisë dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Pjesë e tubimit është bërë edhe një emigrant nga Gjermania i cili ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në protestë, duke vënë theksin në situatën e vështirë që prej dekadash vuajnë shqiptarët. Ai u ka bërë thirrje edhe socilalistëve dhe demokratëve të largohen nga kupola drejtuese e partisë. “E gjithë shoqëria që ndodhet në emigrim i është bashkuar protestës për të gjithë arsyet që protesta ka nisur në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë. Në Tiranë ndodhem prej tre ditësh.
Fytyrat e njerëzve tregojnë qartë gjendjen ku është situata në Shqipëri. Është një situatë e pashpresë, njerëz që vuajnë në dyert e spitaleve dhe institucioneve dhe prej dekadash nuk marrin zgjidhje. Kjo është ajo që e ka bërë që protesta të jetë kaq e përhapur
Baza e PS duhet të largohet nga kupola. Ta mbajnë PS ta përmirësojnë, pjesa e PD të ndahet gjithashtu nga kupola dhe drejtuesit që i kanë gënjyer. Gënjehen për një vend pune”, u shpreh ai. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
