Lajme Zone
Nga postet në qeverinë “Berisha” te Rilindja, si i ngjiti shkallët e karrierës burri i Manastirliut dhe misteri i 200 mijë eurove
PolitikëPamfleti

Nga postet në qeverinë “Berisha” te Rilindja, si i ngjiti shkallët e karrierës burri i Manastirliut dhe misteri i 200 mijë eurove

Të ardhurat i ka deklaruar nga aktiviteti si person fizik me nipt (L81818024U), me objekt veprimtarie në fushën e medias. Nipti kamuflon portalin bota.al. Për tetë vite me radhë, burri i Manastirliut nuk ka publikuar bilance mbi aktivitetin financiar, duke ngritur dyshime të forta për një skemë pastrimi parash.

Manastirliu me burrin Ermal Gjinaj ka bërë një karrierë sa të pabesueshme aq edhe paradoksale, besohet produkt dhe reflektim i një angazhimi pranë Partisë Demokratike dhe pas vitit 2013 falë karrierës së Ogerta Manastirliut Ermal Gjinaj, bashkëshorti i ish-ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, dikur punonjës pranë gazetës Rilindja Demokratike, ka deklaruar rreth 200 mijë euro të ardhura gjatë periudhës 2021-2025, kohë që përkon me largimin e tij si drejtor i qeverisjes së OSHEE kur në krye ishte Adrian Çela, i lakuar për afera epike korruptive.

Të ardhurat i ka deklaruar nga aktiviteti si person fizik me nipt (L81818024U), me objekt veprimtarie në fushën e medias. Nipti kamuflon portalin bota.al. Për tetë vite me radhë, burri i Manastirliut nuk ka publikuar bilance mbi aktivitetin financiar, duke ngritur dyshime të forta për një skemë pastrimi parash. (Dyshimet shtohen më tej kur çifti ka blerë makina luksoze me çmim qesharak dhe apartamente nën vlerën e tregut, ndërsa emri i zonjës Manastirliu del në disa dosje të SPAK-ut për afera korruptive në shëndetësi, sidomos gjatë periudhës së pandemisë).

Gjinaj e nisi biznesin mediatik në vitin 2018 pasi ishte larguar nga OSHEE, funksion në të cilin u rikthye në janar 2019, në krye të një drejtorie të sajuar nga Adrian Çela posaçërisht për të. Gjinaj nisi të deklaronte të ardhura nga 40-50 mijë euro në vit pasi u larguar nga OSHEE në vitin 2020. Po gjatë vitit 2018, bashkëshorti i Manastirliut themeloi bashkë me tre persona të tjerë kompaninë e IT Instant.al, por i shiti aksionet disa muaj më vonë. Kompania nuk ka fituar tenderë publikë gjatë kohës kur Gjinaj ishte aksioner. Por, themelimi i kompanisë dhe shitja e aksioneve nuk reflektohen në deklaratën e pasurisë së vitit 2018, që çifti Gjinaj-Manastirliu kanë dorëzuar në ILDKPKI. Ermal Gjinaj nuk ka deklaruar asgjë në formularin e pasurisë së vitit 2018. Ermal Gjinaj ka bërë një karrierë sa të pabesueshme aq edhe paradoksale, besohet produkt dhe reflektim i një angazhimi pranë Partisë Demokratike dhe pas vitit 2013 falë karrierës së Ogerta Manastirliut, e cila prej më shumë se dy dekadash ka gëzuar besimin e Edi Ramës, fillimisht si drejtoreshë e Drejtorisë së Menaxhimit të Strehimit dhe Shërbimit Social në Bashkinë e Tiranës dhe pas ardhjes së PS-së në pushtet si drejtoreshë e QSUT-së, ministre e Shëndetësisë, ministre e Arsimit dhe vitin e kaluar si kandidate për Bashkinë e Tiranës, zgjedhje që u anuluan nga Gjykata Kushtetuese. Karriera e burrit të Ogerta Manastirliut

-Redaktor pranë gazetës Rilindja Demokratike

-Gazetar pranë gazetës Metropol

-Këshilltar i Genc Rulit në ministrinë e Industrisë dhe Energjetikës

-Anëtar në Bordin e Ujësjellësit Kuçovë

-Anëtar në Këshillin Mbikëqyrës të kompanisë Rregjistri Tregtar Durrës

-Anëtar në AKBN

-Anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të FAF (Agrokredit)

-Konsulent në Akademinë e Studimeve Politike KE

-Konsulent në Institutin e Implementimit të Informacionit

-Pedagog në Fakultetin e Shkencave të Natyrës

-Drejtor në OSHEE

-Konsulent në Fondacionin “Rruga me Pisha”

-I punësuar pranë ambasadës së Çekisë

-Aksioner në kompaninë Instant.al

-Person fizik me nipt L81818024U (bota.al)

-Ekspert në projektin e financuar nga BE ‘Bashkitë për në Evropë’/ Prapaskena manastirliu burri screenshot 20260825 005945 drive 615x1024 screenshot 20260825 014758 chrome 1024x786 screenshot 20260825 004142 chrome screenshot 20260825 021142 chrome 840x1024 ogerta rama2 1 Komente T Tony 25 Gusht 2026, 19:44 A ka punuar me kryeqelbesiren Genc Rruli, kjo mjafton. Përgjigjjuni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Tërmet pranë Lushnjës, regjistrohen lëkundje me magnitudë 3.7 25 Gusht 2026, 16:0516:05Aktualitet Situata me zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: 11 vatra në 24 orët e fundit, 5 ende aktive 25 Gusht 2026, 15:4015:40Aktualitet Kamioni shpërthen në flakë pranë Laçit, trafik i rënduar në zonë 25 Gusht 2026, 15:2815:28Aktualitet Nga 3 shtatori nuk ka më mish Brazili në Shqipëri, AKU sqaron procedurën për ngarkesat në tranzit 25 Gusht 2026, 15:1715:17Aktualitet “Kriza politike në Kosovë e tejzgjatur!”, ish-ambasadori: Po humbet kredibiliteti në sytë e ndërkombëtarëve, s’duhet një president “kukull” 25 Gusht 2026, 14:5914:59Aktualitet 7 muaj pa kryetar në Rrogozhinë: Rama bllokon zgjedhjet, ndërsa bashkia drejtohet nga kunati i kryebashkiakut në burg 25 Gusht 2026, 12:3012:30Aktualitet