Lajme Zone
“Shqipëria vijon të mirëpresë vizitorë nga e gjithë bota”/ Rama: Agjencia Kombëtare e Turizmit, në të gjitha pikat hyrëse të vendit
PolitikëABC News Albania

“Shqipëria vijon të mirëpresë vizitorë nga e gjithë bota”/ Rama: Agjencia Kombëtare e Turizmit, në të gjitha pikat hyrëse të vendit

Kryeministri Edi Rama thotë se Shqipëria vijon të mirëpresë vizitorë nga e gjithë bota.

Kryeministri Edi Rama thotë se Shqipëria vijon të mirëpresë vizitorë nga e gjithë bota.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka ndarë pamje të turistëve në Vlorë, Rama u shpreh se Agjencia Kombëtare e Turizmit është e pranishme në të gjitha pikat hyrëse të vendit, me harta, guida dhe materiale informuese për ta.

“Mirëmëngjes dhe ndërsa Shqipëria vijon të mirëpresë vizitorë nga e gjithë bota, Agjencia Kombëtare e Turizmit është e pranishme në të gjitha pikat hyrëse të vendit, me harta, guida dhe materiale informuese që i ndihmojnë të zbulojnë bukuritë dhe përvojat që ofron Shqipëria, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *Fokus*KryesoreAktualitet Edi Ramaturiste