Lajme Zone
Shqipëria uron Presidenten e re të Kosovës! Rama e Begaj: Mbarësi në këto kohë sfidash, bashkë drejt BE-së! Opozita: Kosova ia doli
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Shqipëria uron Presidenten e re të Kosovës! Rama e Begaj: Mbarësi në këto kohë sfidash, bashkë drejt BE-së! Opozita: Kosova ia doli

Politika shqiptare përshëndeti zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës Presidente të Kosovës. Edi Rama, Bajram Begaj dhe Ferit Hoxha vunë theksin te lidhjet mes Shqipërisë dhe Kosovës dhe rruga drejt integrimit evropian. Ndërsa Sali Berisha, Gazment Bardhi dhe Ilir Meta përshëndetën edhe kapërcimin e ngërçit politik.

Zgjedhja e Justina Shiroka-Pulës Presidente e Kosovës është përshëndetur në Tiranë nga drejtuesit më të lartë të shtetit dhe përfaqësues të politikë. Presidenti Bajram Begaj tha se Shqipëria dhe Kosova do të qëndrojnë së bashku përballë sfidave dhe në rrugën drejt së ardhmes evropiane. “Urime të përzemërta, znj. Justina Shiroka-Pula, për zgjedhjen si Presidente e Republikës së Kosovës! Në çdo sfidë dhe në çdo hap drejt së ardhmes evropiane, Shqipëria dhe Kosova do të jenë bashkë. Urime Presidente! Zoti e bekoftë Kosovën dhe shqiptarët kudo ku janë”, shkroi Begaj. Edhe kryeministri Edi Rama uroi Shiroka-Pulën, duke theksuar se ajo merr detyrën në një periudhë sfiduese jo vetëm për Kosovën, por për rajonin dhe Evropën. LEXO EDHE:Rama pret ambasadoren e re të Zvicrës, diskutojnë për arsimin profesional dhe mundësitë për biznesin zviceran në Shqipëri “Urime të përzemërta akademikes së mirënjohur, zonjës Justina Shiroka-Pula, për zgjedhjen Presidente e Republikës së Kosovës, në një fazë sfiduese për Kosovën dhe në një kohë sfiduese për krejt rajonin tonë e për vetë Europën. Mbarësi e sukses për ju dhe Kosovën zonja Presidente”, shkroi Rama. Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha e cilësoi zgjedhjen e presidentes së re si një moment të rëndësishëm për demokracinë në Kosovë dhe dëshmi të pjekurisë së institucioneve të saj. “Ky është një moment i rëndësishëm për demokracinë në Kosovë dhe dëshmi e pjekurisë së institucioneve të saj demokratike, në përgjigje të nevojës për të forcuar më tej institucionet, për të konsoliduar arritjet shtetformuese të Kosovës dhe për të avancuar në rrugëtimin e saj evropian dhe euroatlantik. Ky zhvillim pozitiv përcjell një mesazh të qartë: interesi i qytetarëve dhe i shtetit qëndron mbi çdo ndarje politike”, shkroi Hoxha. Urimet për Shiroka-Pulën erdhën edhe nga opozita shqiptare. Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i uroi presidentes së re sukses në detyrë. “Zonja Justina Shiroka Pula është një akademike e shquar, Kryetare e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, si dhe ish-ministre në qeveri të mëparshme të Kosovës. Me këtë rast, në emër të Partisë Demokratike të Shqipërisë, i uroj Presidentes Shiroka Pula sukseset më të mëdha në misionin e saj në krye të Republikës së Kosovës”, shkroi Berisha. Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, përshëndeti si zgjedhjen e presidentes, ashtu edhe miratimin nga Kuvendi të ndryshimeve në ligjin për Dhomat e Specializuara. “Kosova ia doli! Urime Presidentes së re të Kosovës, profesoreshës Justina Shiroka-Pula, me dëshirat më të mira për sukses në detyrën e saj. Urime gjithashtu për miratimin e ligjit për mbrojtjen e pastërtisë së luftës së UÇK-së. Urimet më të përzemërta për popullin e Kosovës”, shkroi Bardhi. Edhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, përgëzoi Shiroka-Pulën dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës për kapërcimin e ngërçit politik. “Urimet më të përzemërta Prof. Justina Shiroka-Pula, akademikes së mirënjohur, për zgjedhjen në detyrën e rëndësishme të Presidentes së Kosovës. Përgëzime të gjithë deputetëve që dëshmuan mbrëmë pjekurinë dhe përgjegjshmërinë e lartë politike për kapërcimin e një situate sfiduese për Kosovën.” Justina Shiroka-Pula u zgjodh presidente me 81 vota, ndërsa kandidatja e PDK-së, Eliza Hoxha, mori një votë. Zgjedhja erdhi pas një ngërçi të gjatë politik dhe pasi Kuvendi miratoi ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara, që PDK-ja e kishte vendosur si kusht për mbështetjen e zgjedhjes së presidentit. Lajm në përditësim… Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 13:28 Spiropali uron presidenten e re: Palët politike treguan se Kosova ka të gjithë pjekurinë dhe qëndrueshmërinë për përballimin e sfidave Foto: Elisa SpiropaliElisa Spiropali ka shprehur urimet për zgjedhjen e presidentes së re të Kosovës. Përmes një postimi në rrjete sociale shprehet se mbrëmë Kuvendi i Kosovës dhe palët politike treguan se Kosova ka të gjithë pjekurinë dhe qëndrueshmërinë për përballimin e sfidave në vazhdim.Në mesazhin e saj Spiropali nënvizon se urtësia dhe dashuria e Justina Shiroka-Pulës për Kosovën do udhëheqin për t'i bashkuar qytetarët përtej ndarjeve politike, për të përfaqësuar me dinjitet interesat e vendit.Postimi i Elisa SpiropalitUrime KosovëKosova kishte nevojë për institucione që marrin përgjegjësi, ofrojnë drejtim dhe u shërbejnë me përkushtim qytetarëve.Kuvendi i Kosovës dhe palët politike treguan se shteti i Kosovës e ka të gjithë pjekurinë dhe qëndrueshmërinë për përballimin e sfidave në vazhdim.E uroj me zemër znj. Justina Shiroka-Pula për zgjedhjen Presidente e Republikës së Kosovës. Jam e bindur se urtësia, dija dhe dashuria e saj për Kosovën do udhëheqin për t'i bashkuar qytetarët përtej ndarjeve politike, për të përfaqësuar me dinjitet interesat e vendit.Për institucionet tona mbetet gjithashtu përgjegjësi e rëndësishme mbështetja e drejtësisë dhe mbrojtja e krerëve të UÇK-së në Hagë, përmes seriozitetit juridik, bashkëpunimit institucional dhe angazhimit të qëndrueshëm diplomatik.Urime, Presidente! Uroj që kjo zgjedhje të shënojë fillimin e një periudhe të re bashkëpunimi, përgjegjësie dhe besimi për Kosovën. Xh.K/Shqiptarja.com Share Ora 12:12 Berisha uron Presidenten e re të Kosovës: Suksese në misionin në krye të Republikës Edhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i është bashkuar urimeve për Presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka Pula, pas zgjedhjes së saj në krye të shtetit.Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha e cilësoi Shiroka Pulën një akademike të shquar, Kryetare të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, si dhe ish-ministre në një qeveri të mëparshme të Kosovës.“Në emër të Partisë Demokratike të Shqipërisë, i uroj Presidentes Shiroka Pula sukseset më të mëdha në misionin e saj në krye të Republikës së Kosovës”, shkruan Berisha. U.D/Shqiptarja.com Share Ora 12:08 Balla uron Presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka Pula: Mbrojtja e pastërtisë së luftës së UÇK-së, një nga sfidat kryesore Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka uruar Presidenten e re të Kosovës, akademiken Justina Shiroka Pula, për marrjen e detyrës si Kryetare e Shtetit.Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla shkruan se Kosova ka përpara një sërë sfidash, ndërsa veçon si një prej tyre mbrojtjen e pastërtisë së luftës për liri të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).“Sapo e urova Presidenten e Kosovës, akademiken Justina Shiroka Pula, për detyrën e Kryetares së Shtetit. Kosova ka një sërë sfidash përpara, ku ndër to është mbrojtja e pastërtisë së luftës për liri të UÇK-së, ku Presidentja e re e Kosovës duhet dhe mund të luajë një rol tepër aktiv”, shkruan Balla.Sipas tij, drejtimi i ri institucional në Kosovë duhet të përqendrohet në përballimin e sfidave të vendit dhe në forcimin e rolit të institucioneve në mbrojtje të interesave të Kosovës. U.D/Shqiptarja.com Share Ora 09:55 Kosova zgjodhi presidenten e re, Meta: Deputetët mbrëmë treguan pjekurinë politike për kapërcimin e një situate sfiduese për vendin Foto: Ilir MetaKreu i Partisë së Lirisë ka uruar Justina Shiroka-Pulën për detyrën e re si presidente të Kosovës. Në një postim në rrjetet sociale Meta shprehet se mbrëmë deputetët treguan pjekurinë dhe përgjegjshmërinë e lartë politike për kapërcimin e një situate sfiduese për Kosovën.“Urimet më të përzemërta Prof. Justina Shiroka-Pula, akademikes së mirënjohur, për zgjedhjen në detyrën e rëndësishme të Presidentes së Kosovës. Përgëzime të gjithë deputetëve që dëshmuan mbrëmë pjekurinë dhe përgjegjshmërinë e lartë politike për kapërcimin e një situate sfiduese për Kosovën.Forcimi i institucioneve të Kosovës është në dobi të qytetarëve, të stabilitetit demokratik dhe të së ardhmes europiane të vendit. Konsolidimi i demokracisë funksionale dhe avancimi i proceseve europianizuese duhet të mbeten një përpjekje e përbashkët, në funksion të një Kosove më demokratike dhe më të integruar në familjen europiane”, shkruan Meta. Xh.K/Shqiptarja.com Share Ora 09:01 Ministri Hoxha, uron presidenten e re të Kosovës: Dëshmi e pjekurisë së institucioneve demokratike! Interesi i qytetarëve qëndron mbi çdo ndarje politike Foto: Ferit HoxhaMinistri i Jashtëm Ferit Hoxha ka uruar Justina Shiroka-Pula, presidenten e re të Kosovës. Përmes një postimi në X, Hoxha shprehet se ky është një moment i rëndësishëm për demokracinë në Kosovë dhe dëshmi e pjekurisë së institucioneve të saj demokratike.Në fjalën e tij Hoxha thekoson gjithashtu se Shqipëria do të qëndrojë krah Kosovës në rrugën drejt familjes europiane.Postimi i plotëUrime të përzemërta znj. Justina Shiroka-Pula për zgjedhjen në detyrën e Presidentes së Republikës së Kosovës. Ky është një moment i rëndësishëm për demokracinë në Kosovë dhe dëshmi e pjekurisë së institucioneve të saj demokratike, në përgjigje të nevojës për të forcuar më tej institucionet, për të konsoliduar arritjet shtetformuese të Kosovës dhe për të avancuar në rrugëtimin e saj evropian dhe euroatlantik.Ky zhvillim pozitiv përcjell një mesazh të qartë: interesi i qytetarëve dhe i shtetit qëndron mbi çdo ndarje politike. Dialogu, mirëkuptimi dhe gjetja e gjuhës së përbashkët për çështjet me interes kombëtar janë tregues të pjekurisë demokratike dhe të përgjegjësisë institucionale.Shqipëria do të vazhdojë të qëndrojë përkrah Republikës së Kosovës, duke mbështetur përparimin e saj, forcimin e mëtejshëm të subjektivitetit të saj ndërkombëtar dhe avancimin e aspiratës së ligjshme për integrim të plotë në familjen evropiane dhe euroatlantike.I uroj Presidentes së re suksese në përmbushjen e këtij misioni të lartë, në shërbim të Republikës së Kosovës dhe të gjithë qytetarëve të saj. Xh.K/Shqiptarja.com Share Ora 08:31 Rama: Zgjedhja e presidentes Justina Shiroka-Pula në një fazë sfiduese për Kosovën dhe krejt rajonin Kryeministri Rama ka uruar presidenten e re të Kosovës Justina Shiroka – Pula.“Urime të përzemërta akademikes së mirënjohur, zonjës Justina Shiroka - Pula, për zgjedhjen Presidente e Republikës së Kosovës, në një fazë sfiduese për Kosovën dhe në një kohë sfiduese për krejt rajonin tonë e për vetë Europën.Mbarësi e sukses për ju dhe Kosovën zonja Presidente”, shkroi Rama në X. Xh.K/Shqiptarja.com Share Xh.K/Shqiptarja.com TAG: edi rama Bajram Begaj Justina Shiroka Pula kosove Komente Komento Sondazhi i ditës:

3 Tetor, 19:15

Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private? Po 71.3% Jo 22% Nuk e di 6.6% Vota total: 3905 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 3 Tetor, 19:15 Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private?