Lajme Zone
Shqipëria përballet sot me Finlandën, kuqezinjtë kërkojnë pikët në Helsinki
SportJOQ Albania

Shqipëria përballet sot me Finlandën, kuqezinjtë kërkojnë pikët në Helsinki

Kombëtarja shqiptare zbret sot në fushë për ndeshjen e tretë të grupit C1 të UEFA Nations League, ku do të përballet me Finlandën.

Kombëtarja shqiptare zbret sot në fushë për ndeshjen e tretë të grupit C1 të UEFA Nations League, ku do të përballet me Finlandën.

Sfida do të luhet në orën 15:00 në “Helsinki Olympic Stadium”. Në prag të takimit, trajneri i kuqezinjve, Rolando Maran, dhe mbrojtësi Elseid Hysaj folën për mediat, duke vlerësuar rëndësinë e kësaj përballjeje.

Maran e cilësoi Finlandën një skuadër të organizuar dhe të vështirë për t’u përballuar, duke theksuar se Shqipëria duhet të japë maksimumin për të qenë konkurruese në grup. Sipas trajnerit italian, edhe pse Finlanda dhe Bjellorusia kanë mënyra të ndryshme të lojës, të dyja skuadrat karakterizohen nga organizimi dhe aftësia për të mbyllur hapësirat.

Në historinë e përballjeve mes dy kombëtareve, Finlanda ka një bilanc më pozitiv. Në shtatë ndeshje të luajtura deri më tani, nordikët kanë regjistruar 4 fitore, Shqipëria 2, ndërsa një takim është mbyllur në barazim. Golavarazhi është 10-7 në favor të Finlandës.

Tashmë, kuqezinjtë synojnë të ndryshojnë bilancin në këtë përballje dhe të marrin një rezultat pozitiv në transfertën e Helsinkit.