Një aksident që për pak mund të kishte përfunduar në tragjedi është regjistruar mëngjesin e sotëm në Allias, Tiranë. Siç shihet nga kamerat e sigurisë në zonë, rreth orës 06:00, një automjet që lëviz me shpejtësi humb kontrollin dhe përplaset me një ndërtesë.
Në momentin e aksidentit, mjeti rrezikon seriozisht dy kalimtarë: një grua që po ecte në këmbë dhe një person që lëvizte me biçikletë. Sapo sheh automjetin që vjen drejt saj, gruaja nis të vrapojë e frikësuar, ndërsa çiklisti i shpëton për pak përplasjes dhe më pas vijon rrugën.
Nuk dihet ende gjendja shëndetësore e drejtuesit të automjetit. Pamjet janë të frikshme dhe tregojnë edhe një herë sa të rënda mund të jenë pasojat e shpejtësisë në timon, pasi në rrezik nuk vihet vetëm jeta e shoferit, por edhe ajo e kalimtarëve të pafajshëm.

