Mjekja e Përgjithshme Aurora Dollenberg në një intervistë në “News24”, foli për temperaturat e larta dhe rrezikun që i vjen shëndetit nga kjo situatë. “Nxehtësia është shoqëruar me më shumë të moshuar që kanë urgjenca si pasojë e nxehtësisë. Duhet thënë që ka pasur një rritje të urgjencave mjekësore. Temperatura ideale për organizmin është rreth 20 gradë celsius”, u shpreh ajo. Gjithashtu gjatë intervistës ajo theksoi se është shumë e rëndësishëm që të tregohet kujdes edhe për të ruajtur ekuilibrin dhe temperaturën e ajrit që na rrethon, pasi siç tha mjekja organizimi është një makineri biologjike “Më të prekur nga infeksionet shohim fëmijët, të moshuarit. Në momentin që kemi mundësi të ftohim trupin e ndihmojmë organizimit. Por kur jemi vazhdimisht të ekspozuar ndaj nxehtësisë dhe nuk kemi ditë ftohje atëherë sjell më shumë problem, edhe pse mund të jemi të rinj apo më të shëndetshëm. Shumë të rinj neglizhojnë verën dhe punojnë në mëzin e vapës dhe urgjencat bëhen edhe më të shpeshta. Temperatura e ajrit që na rrethon duhet të jetë e favorshme. Organizimi është një makineri biologjike dhe ka nevojë për ekuilibër”, tha ajo. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: i nxehti Temperatura të larta
