Lajme Zone
Shqipëria nën ndikimin e të nxehtit afrikan, temperaturat deri në 39 gradë
Të tjeraTelegrafi
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Shqipëria nën ndikimin e të nxehtit afrikan, temperaturat deri në 39 gradë

Kjo e hënë do të dominohet nga moti i nxehtë dhe i qëndrueshëm në të gjithë territorin e vendit, si pasojë e ndikimit të masave ajrore të ngrohta.

Kjo e hënë do të dominohet nga moti i nxehtë dhe i qëndrueshëm në të gjithë territorin e vendit, si pasojë e ndikimit të masave ajrore të ngrohta.Pjesa më e madhe e Shqipërisë do të ketë mot me diell, ndërsa në disa zona të brendshme dhe malore pritet kalim i pakët vranësirash. Temperaturat minimale do të luhaten nga 16°C në zonat verilindore dhe malore deri në 25°C në Tiranë, ndërsa maksimalet do të arrijnë deri në 39°C në Elbasan, Berat dhe Gjirokastër.Era do të fryjë me intensitet të lehtë deri në mesatar, pa krijuar probleme në zonat bregdetare apo ato të brendshme. /Tch/