Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në zemër të Londrës, ku Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore performoi për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar, duke përcjellë para publikut ndërkombëtar pasurinë dhe autenticitetin e trashëgimisë sonë kulturore. Në skenën e Shaw Theatre, koncerti “Shqipëria në sytë e Bajronit- Zëri i Trashëgimisë” u mirëprit me entuziazëm dhe duartrokitje të gjata, duke dëshmuar se arti shqiptar ka fuqinë të kapërcejë kufijtë dhe të krijojë ura të qëndrueshme dialogu mes kulturave. Koncerti u prezantua nga moderatorja e mirënjohur Suela Demiri. Përmes interpretimeve artistike, kostumeve tradicionale dhe tingujve që mbartin kujtesën e brezave, Ansambli Kombëtar solli një Shqipëri të gjallë, krenare dhe autentike, duke e shndërruar këtë mbrëmje në një festë të identitetit tonë kombëtar. Ky koncert përfaqëson një tjetër hap të rëndësishëm në misionin e Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor për promovimin e vlerave të kulturës shqiptare në skenat më prestigjioze ndërkombëtare, duke forcuar rolin e artit si ambasadori më dinjitoz i vendit tonë. Londra mirëpriti zërin e trashëgimisë shqiptare, ndërsa Shqipëria u përfaqësua me dinjitet, krenari dhe art në një nga qendrat më të rëndësishme kulturore të botës. Ku koncert u mundësua nga @empowered_women_of_diaspora me mbështetjen e @akd.gov.al / CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

