Lajme Zone
Shqipëria në kaos, Rama vijon ‘show-n’ dhe nxjerr nga sirtari shpikjen e radhës
PolitikëPamfleti

Shqipëria në kaos, Rama vijon ‘show-n’ dhe nxjerr nga sirtari shpikjen e radhës

“Do t’i kthejmë këto gërmadha verbërie në shëmbëlltyra të forcës sonë për të ecur përpara”, deklaroi kryeministri.

Edi Rama Teksa shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e qeverisë, Edi Rama del dhe shpalos ‘shpikjen’ e radhës për të zgjidhur hallet e shqiptarëve, këtë herë të pagëzuar me emrin ‘Dëmi im’. Kryeministri Edi Rama njoftoi se, duke nisur nga dita e sotme, çdo biznes i vogël që ka pësuar dëme nga aktet e dhunës gjatë protestave do të mund t’i deklarojë ato përmes një dritareje të posaçme në platformën e-Albania, të quajtur “Dëmi im”. Bizneset duhet të regjistrojnë të dhënat e tyre, NIPT-in, vlerën e përllogaritur të dëmit dhe të ngarkojnë fotografi apo dokumente të tjera që vërtetojnë dëmtimet. “Do t’i kthejmë këto gërmadha verbërie në shëmbëlltyra të forcës sonë për të ecur përpara”, deklaroi kryeministri.

Rama bëri të ditur se 10 grupe verifikimi nga administrata tatimore do të dalin në terren për të evidentuar dëmet, ndërsa pas përfundimit të verifikimeve do të hartohet një regjistër i plotë për t’u ardhur në ndihmë bizneseve të prekura.

“Po bëjmë verifikime. Kemi bërë gati një dritare që do të shfaqet tek e-Albania, ku do të mund të regjistroheni duke futur të gjitha të dhënat: emër, mbiemër, identitetin dhe NIPT-in. Pastaj e-mailin, numrin e celularit, të dhëna si sipërfaqja, kompania e sigurimit, parashikimi i dëmit dhe më pas do të ngarkoni dokumentet, që janë pamjet, bashkë me faturat. Do të shikohet edhe raporti me shtetin sa i përket pagesave të detyrimeve. Pasi të bëjmë verifikimet, do të mbledhim një regjistër të të gjitha dëmeve. Ne do t’ju vijmë në ndihmë të gjithëve.

Çdo biznes që është dëmtuar nga vala e dhunës së verbër ka një dritare ku do të mund të regjistrojë dëmin. Siç u thashë miqve të dëmtuar në këtë biznes të vogël, 10 grupe verifikimi nga Tatimet do të jenë në terren për të mbledhur të dhënat e dëmeve mbi biznesin e vogël në kryeqytet. Do t’i kthejmë gërmadhat e verbërisë në shembuj të forcës,-tha Rama. Kryeministri Edi Rama deklaroi se i respekton studentët dhe i konsideron ata si forcën që e shtyn vendin përpara, duke theksuar se zëri i të rinjve që protestojnë do të dëgjohet me respekt. Megjithatë, ai paralajmëroi se nuk do të lejojë që siguria e tyre të rrezikohet për interesa të caktuara, duke akuzuar atë që i quajti “duar të pista” dhe “duar të huaja” se kërkojnë të shkaktojnë shkatërrim.

“I respektoj studentët, i çmoj si motori i të parës, si shtysën për të ecur përpara. Zëri i tyre, i të rinjve që sot ka nevojë të protestojë, do të dëgjohet me respekt. Por pikërisht se të rinjtë janë e ardhmja jonë, s’do të lejoj që të rrezikohet askush. As për përfitime të atyre duarve të pista që janë kthyer për të shkatërruar, as ato duar të huaja. Përgjegjësia ime është më e qartë në këto orë të vështira. Të mbroj qytetarët tanë, të garantoj drejtësinë bashkë me këtë qeveri të shumicës, që ka të qartë mandatin e saj, atë të Shqipërisë së vitit 2030”, tha Rama. edirama protesta 14 Komente N Noc kuli 17 Tetor 2026, 13:15 Rama duhet ta Lipton se ps tani duhet Te ndroje emrin perseri . Nga pksh pati reputation shume te keq nga krimet barbare qe kur kunder popullit , e kuptuar se per Te mashtruar popullin duhej bere kozmetike , tja ndronin emrin dhe e quajten ppsh . Ne 1991 kozmetike e dyte e partise , tani me Esperanza te madhe kriminale , u europianizuan , megjithese Europen predators , imperializmin American e soc Rus I Malian per 50 vite , bene onetime qe Te dukeshin si Europeans dhe e quajten partine parti socialists , pa patur asgje sociale , bile nuk e inning cdo me thene socialists . Tani me qe ps eshte other ne parti kriminale , qe merret me kultivim droge , trail droge , krimin e organizuar dhe bandat kriminale , kartelet e droges , duhet nje kozmetike e madhe . Rama specialist ne kozmetike qe Ben 30 mije euro kozmetike qe Te duket nga nje demerits surrat Omari qe ka ne bukurosh , pi vere 35 mije euro , me eurot e popullit ble koshering Eden 4 miljon euro , Rama duhet qe tani ta qeuaje ps , partia e droges , e krimit Te organizuar , e karteleve Te droges , partia shtet . Vjedhin si derra dhe Jimena dite e Nate , qindra miljarde euro Te popullit me Te varfer Te botes , Poshte mega hajduti dhe kriminele Rama , Serbi me I madh dhe armiku I Shqiperise dhe Sgqiptareve . Rama kryeministri mme I mire I Serbise pas Pashicit , shkruan gazetari Gjerman Përgjigjjuni U Uleritese... 17 Tetor 2026, 13:44 Tenderi i rradhes!

Ptuuu letyra me e keqe ne qarkullim.

LARGOHU bashke me kermen qe ke ne krahe.

Jeni e keqja me e madhe, pas komunizmit, hipur ne shpine te ketij populli te vuajtur. Përgjigjjuni A Asi 17 Tetor 2026, 16:05 Qelbesh era korrupsion o kufome politike. Përgjigjjuni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Protestat i rrëzojnë Ramës fasadën, jehonë ndërkombëtare për revoltën studentore 17 Tetor 2026, 08:0108:01Politike Dy frontet që Edi Rama nuk i kontrollon dot 17 Tetor 2026, 07:5007:50Politike Financial Times: Revolta e studentëve trondit pushtetin e Ramës, projekti i Kushnerit mund të sakrifikohet 16 Tetor 2026, 21:5821:58Politike Edi Rama përballë revoltës së studentëve, mijëra në sheshe e rrugë kundër kryeministrit 16 Tetor 2026, 19:5819:58Politike Revolta kundër Ramës/ Nga studentët te pensionistët, çfarë i bashkon protestuesit në Tiranë? 16 Tetor 2026, 19:3119:31Politike 156 të lënduar nga protestat, ministri Demo apel prindërve: Mbajini fëmijët larg dhunës politike 16 Tetor 2026, 18:3618:36Politike