Lajme Zone
“Shqipëria, ndryshe nga 10 vjet më parë”, Rama në Michigan: Diaspora s’është llogari bankare e atdheut, por rrjet zemrash dhe mendjesh
PolitikëABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

“Shqipëria, ndryshe nga 10 vjet më parë”, Rama në Michigan: Diaspora s’është llogari bankare e atdheut, por rrjet zemrash dhe mendjesh

Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me diasporën shqiptare në Michigan, ka folur për kontributin e emigrantëve shqiptarë dhe marrëdhënien e tyre me Shqipërinë.

Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me diasporën shqiptare në Michigan, ka folur për kontributin e emigrantëve shqiptarë dhe marrëdhënien e tyre me Shqipërinë.

Rama u ndal te dërgesat e diasporës, duke theksuar se një pjesë e madhe e familjeve shqiptare kanë përfituar të paktën një herë nga ndihma financiare e familjarëve që jetojnë jashtë vendit.

Rama përmendi gjithashtu zhvillimin e mekanizmave të rinj për lidhjen e diasporës me institucionet shqiptare. Sipas tij, gjatë dekadës së fundit janë krijuar mundësi që shqiptarët jashtë vendit të kenë akses në shërbimet publike përmes platformës e-Albania, pa pasur nevojë të udhëtojnë drejt Shqipërisë. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. “ Ka një shifër që është reale: 90 për qind e familjeve kanë përfituar të paktën një herë nga dërgesat e diasporës. Të paktën një herë kanë dërguar një pjesë të mundit të tyre në Shqipëri.

Në samitin e parë ne thamë se donim diçka tjetër dhe donim të shkonim përtej marrëdhënies së nostalgjisë, kujtimeve, dashurisë dhe lidhjeve të pandashme familjare, sepse diaspora nuk është një llogari bankare e atdheut, por është përvojë, është rrjet zemrash dhe mendjesh, qytetari dhe fuqi e madhe.

Dhe kështu, në këto 10 vjet, kanë lindur mekanizma të rinj që kanë nevojë të forcohen dhe përsosen. Në 10 vjet janë krijuar kushtet që, përmes e-Albania, njerëzit jashtë të mund të aksesojnë Shqipërinë në zyra dhe institucione pa pasur nevojë të kthehen.

Sot, pas këtyre 10 vjetëve, vij këtu me bindjen që çfarë kemi nisur ka dhënë frytet dhe ka krijuar premisa për më shumë.” Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet