Zhvendosja e aksionit qytetar përpara godinës së Kryeministrisë është shoqëruar me mesazhe të drejtpërdrejta sovraniteti dhe revolte popullore kundër tjetërsimit të pasurive kombëtare dhe kapjes së shtetit nga kasta në pushtet. Një nga protestuesit ka lëshuar një thirrje të fortë nga podiumi përballë selisë së ekzekutivit, duke nënvizuar se pushteti e ka humbur plotësisht besimin e qytetarëve për shkak të vendosjes së interesave private mbi ato kombëtare. Duke denoncuar braktisjen e interesave të popullit nga qeveria, protestuesi theksoi se reagimi qytetar është e jedhitmja përgjigje ndaj tradhtisë së misionit publik: “Shqipëria nuk shitet! Pushteti ka humbur besimin e popullit. Kur harrohet qytetari, shitet pushteti; kur interesi personal vendoset mbi interesat kombëtare, prandaj mblidhet rinia, mblidhet Shqipëria! Mblidhemi për dinjitet, për kombësi, për përgjegjësi!” Gjatë fjalës së tij përpara turmës së grumbulluar në bulevard, ai sqaroi se asnjë kabinet qeveritar nuk mund ta trajtojë vendin si çiflig privat:
“Asnjë qeveri nuk është pronare e Shqipërisë! Shqipëria do të mbetet Shqipëria e shqiptarëve — jo e pushtetarëve, jo e oligarkëve, e askujt që e sheh atdheun si pronë personale!” © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
