Lajme Zone
Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin në fushën e inspektimeve, nënshkruhet marrëveshja mes dy institucioneve
PolitikëEuronews Albania

Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin në fushën e inspektimeve, nënshkruhet marrëveshja mes dy institucioneve

Inspektorati i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë dhe Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm të Republikës së Kosovës kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi, përmes së cilës synohet shkëmbimi i ekspertizës, përvojave profesionale dhe praktikave më të mira në sistemet e inspektimit.

Inspektorati i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë dhe Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm të Republikës së Kosovës kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi, përmes së cilës synohet shkëmbimi i ekspertizës, përvojave profesionale dhe praktikave më të mira në sistemet e inspektimit. Marrëveshja është nënshkruar nga kryeinspektori i Shqipërisë Dashnor Sula dhe Lyra Osmani Ahmeti, duke vendosur një kuadër të përbashkët angazhimi për zhvillimin dhe modernizimin e mëtejshëm të institucioneve përkatëse. Bashkëpunimi do të përqendrohet në disa drejtime kryesore, mes tyre harmonizimi i metodologjive dhe praktikave të inspektimit, shkëmbimi i ekspertëve, digjitalizimi i proceseve inspektuese, si dhe organizimi i trajnimeve për zhvillimin e vazhdueshëm profesional të punonjësve. Gjithashtu, dy institucionet parashikojnë zhvillimin e projekteve dhe iniciativave të përbashkëta, me synim rritjen e efikasitetit dhe përmirësimin e standardeve të punës.