Dhjetë protestues u gjobitën me nga 5 mijë lekë të reja nga policia për pengimin e qarkullimit të automjeteve gjatë tubimit të së enjtes para Kryeministrisë. Blutë thonë, se pavarësisht thirrjeve të përsëritura përmes megafonit, për lirimin e rrugës, protestuesit nuk janë bindur dhe kanë vijuar të qëndrojnë aty. LEXO edhe...Berisha fut sërish PD në mes të protestës, studentët edhe sot para Ministrisë së Arsimit "Në zbatim të Aktit Normativ nr. 5, datë 28.10.2026, konkretisht pikës 2 të nenit 24/1, janë plotësuar 10 procesverbale për konstatimin e kundërvajtjeve administrative të kryera gjatë tubimit të zhvilluar ditën e djeshme, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për shtetas që kanë bllokuar rrugën dhe kanë penguar qarkullimin e mjeteve të transportit, pavarësisht thirrjeve të përsëritura të punonjësve të Policisë, nëpërmjet megafonit. Për secilin prej këtyre shtetasve është vendosur masa administrative gjobë në vlerën 5 000 lekë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme", njoftoi sot policia. Pas hyrjes në fuqi të Aktit Normativ në ligjin për tubimet, deri më tani janë gjobitur 105 persona. Në aktin Normativ të miratuar të mërkurën e 28 tetorit, parashikohen 9 kategori gjobash që nisin nga 5.000 deri në 500.000 lekë të rinj, në varësi të shkeljes, nga bllokimi i rrugës, fshehja e identitetit në protesta, deri te mosbindja ndaj urdhrit të policisë dhe je maskuar. Ligji gjithashtu përcakton se kur policia ka dyshime për dhunë, mund të ndalojë tubimet për 72 orë në një perimetër të caktuar. Qeveria ka krijuar edhe regjistrin e posaçëm me emrat e personave të përfshirë në akte te dhunshme gjatë manifestimeve publike. Xh.K/SI.E./ReportTv.al masat ndaj dhunuesve Tirane protestat kunder qeverise Komento Komente Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 49.7% Veliajn 19.5% Asnjërin 30.9% Vota total: 1345 Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?

