Lajme Zone
Shqipëria dënon vendimin e Hagës/ Deklaratë e përbashkët në Kuvend kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK-së
PolitikëABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 12 burime — Krahaso mbulimin →

Shqipëria dënon vendimin e Hagës/ Deklaratë e përbashkët në Kuvend kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK-së

TIRANË– Shqipëria ka dënuar vendimin e Gjykatës Speciale, e cila shqiptoi  81 vite burg për katër ish-krerët e UÇK-së.

TIRANË– Shqipëria ka dënuar vendimin e Gjykatës Speciale, e cila shqiptoi 81 vite burg për katër ish-krerët e UÇK-së.

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, u shpreh se ka një dakordësi të plotë me grupet parlamentare për hartimin e një deklaratë të përbashkët të Kuvendit të Shqipërisë, e cila dënon vendimin për ish-krerët e UÇK-së.

Ai tha se teksti i deklaratës po përgatitet nga Komisioni Parlamentar i Punëve të Jashtme. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. “Dje Dhomat e Specializuara të Kosovës shpallën vendimin ndaj 4 ish-udhëheqësve të UÇK, që udhëhoqën luftën çlirimtare të Kosovës për liri dhe pavarësi. Ky vendim përbën një moment të rëndësishëm dhe të dhimbshëm jo vetëm për Kosovën por edhe për historinë dhe kujtesën tonë kombëtare. Në dakordësi të plotë me grupet parlamentare sot do të përcjellim një deklaratë të përbashkët të Kuvendit të Shqipërisë përmes së cilës do të shprehim qëndrimin e Kuvendit mbi këtë zhvillim. Komisioni për Punët e Jashtme po finalizon tekstin e deklaratës“, tha ai. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet