Lajme Zone
Shqipëri-Greqi, zgjerohet shkëmbimi elektronik i të dhënave doganore! Pas Kakavijës, synohen edhe pikat e tjera kufitare
EkonomiReport TV

Shqipëri-Greqi, zgjerohet shkëmbimi elektronik i të dhënave doganore! Pas Kakavijës, synohen edhe pikat e tjera kufitare

Në Takimin e 14-të Bilateral të Nivelit të Lartë, të zhvilluar në Tiranë, drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, dhe homologu i tij grek, Dimitrios Bourikos, diskutuan një sërë masash që lidhen me menaxhimin e përbashkët të kufirit, funksionalizimin e Green Lanes dhe sistemit SEED+, digjitalizimin dhe shkëmbimin elektronik të të dhënave.

Shqipëria dhe Greqia do të zgjerojnë shkëmbimin elektronik të të dhënave doganore edhe në pikat e tjera kufitare, pasi sistemi ka nisur të funksionojë në Kakavijë. Ky ishte një nga rezultatet e Takimit të 14-të Bilateral të Nivelit të Lartë mes administratave doganore të dy vendeve, të zhvilluar në Tiranë, ku drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, priti homologun e tij grek, Dimitrios Bourikos. LEXO edhe...Supersfida e debutuesve në Ligën e Kombeve, Holanda e Xavi-t barazon Gjermaninë e Kloop! Greqia përmbys Serbinë, merr kreun e grupit (VIDEO) Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, faza e zbatimit nga pala shqiptare në pikën kufitare të Kakavijës ka përfunduar dhe të dhënat tashmë transmetohen elektronikisht drejt administratës doganore greke. Puna do të vijojë për shtrirjen e këtij sistemi edhe në pikat e tjera kufitare. “Qytetarët dhe bizneset e matin bashkëpunimin tonë me atë që ndodh realisht në kufi: sa presin, sa me efikasitet lëvizin mallrat, sa mirë shkëmbejmë informacionin dhe sa shpejt zgjidhim problemet praktike. Ky duhet të mbetet matësi ynë i përbashkët i suksesit”, u shpreh drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja. Gjatë takimit u diskutua edhe për menaxhimin e përbashkët të kufirit, lehtësimin e tregtisë dhe lëvizjes, funksionalizimin e Green Lanes dhe SEED+, transformimin digjital, si dhe forcimin e bashkëpunimit kundër kontrabandës, trafiqeve të paligjshme dhe mashtrimit doganor. Palët vlerësuan gjithashtu zgjatjen e orarit të funksionimit në pikën kufitare Mavromati–Qafë Botë dhe ranë dakord të monitorojnë flukset në pikat e përbashkëta kufitare për të lehtësuar lëvizjen e qytetarëve, mjeteve dhe mallrave, veçanërisht gjatë periudhave me fluks të lartë. Në kuadër të procesit të integrimit evropian, administratat doganore shkëmbyen përvoja mbi sistemet digjitale të Bashkimit Evropian. Pala greke prezantoi sistemin e integruar të kufijve digjitalë TALOS, ndërsa të dyja palët u angazhuan për vijimin e bashkëpunimit teknik, trajnimeve dhe shkëmbimit të ekspertizës. Takimi i ardhshëm bilateral i nivelit të lartë mes administratave doganore të Shqipërisë dhe Greqisë do të zhvillohet në Greqi. U.D/ReportTv.al greqi shqiperi doganat Besmir Beja Dimitrios Bourikos Komento Komente Sondazhi i ditës: Arrestimet e fundit nga SPAK, a janë provë e pavarësisë nga politika? Po 46.4% Jo 42.1% Disi 11.5% Vota total: 3885 Sondazhi i ditës: Arrestimet e fundit nga SPAK, a janë provë e pavarësisë nga politika?