Lajme Zone
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

'Shpresoj të mos kthehesh më në Shqipëri', kushëriri i Çim Pekës sulmon verbalisht Ramën në shkallët e avionit në Napoli, shoqërohet nga policia italiane (VIDEO)


ITALI- Policia italiane ka shoqëruar kushëririn e gazetarit Çim Peka, Fabjon Peka, pasi sulmoi verbalisht kryeministrin shqiptar Edi Rama, teksa ndodheshin në të njëjtin avion për në Napoli. Gjatë momentit kur Rama ka qenë duke zbritur shkallët e avionit, i riu Peka i është afruar kryeministrit dhe, siç Shqiptarja.com mëson, i është drejtuar me fjalët: “Shpresoj të mos kthehesh më në Shqipëri”. LE

ITALI- Policia italiane ka shoqëruar kushëririn e gazetarit Çim Peka, Fabjon Peka, pasi sulmoi verbalisht kryeministrin shqiptar Edi Rama, teksa ndodheshin në të njëjtin avion për në Napoli. Gjatë momentit kur Rama ka qenë duke zbritur shkallët e avionit, i riu Peka i është afruar kryeministrit dhe, siç Shqiptarja.com mëson, i është drejtuar me fjalët: “Shpresoj të mos kthehesh më në Shqipëri”. LEXO edhe...E vërteta e grushtit të shtetit të 14 shtatorit, si u mbyll dosja pa fajtorë! Klosi: Berisha e kishte programuar, partnerët na kërkuan të sulmonim selinë e PD! Ngjela tregon si e zmbrapsi SHBA! Ja si reagoi Edi Rama (VIDEO) Në këto momente, Rama i ka vënë dorën në sup djalit të xhaxhait të Çim Pekës dhe kanë zbritur bashkë nga avioni, duke ia “dorëzuar” më pas policisë italiane që ndodhej në pistën e aeroportit. Efektivët e kanë shoqëruar atë në makinën e policisë. Fraza “Shpresoj të mos kthehesh më në Shqipëri” është interpretuar si një kërcënim ndaj kryeministrit, ndërsa pritet të mësohet më tej nga policia italiane edhe në lidhje me deklarimet e kushëririt të gazetarit Çim Peka, të dhëna para autoriteteve atje. Shefi i qeverisë ka udhëtuar sot drejt Napolit për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Konsullatës së Nderit të Republikës së Shqipërisë në Napoli. Fabjan Peka, i shoqëruar pas sulmit verbal ndaj Ramës SI.E./ReportTv.al edi rama napoli itali Çim Peka Fabjan peka Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 78.8% Magjistratëve 15.3% Nuk e di 5.8% Vota total: 8310 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?