Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë një thirrje publike për rikthimin e Jensen Huang në krye të gjigantit teknologjik Nvidia, në një kohë kur bordi i kompanisë po diskuton të ardhmen e drejtimit të saj dhe FBI po heton themeluesin e saj për dyshime që lidhen me sigurinë kombëtare. “Shpresoj që bordi i Nvidia-s ta rikthejë Jensen Huang”, shkroi Trump në platformën e tij Truth Social të hënën, duke e cilësuar një vendim të tillë si gjënë “më të mirë” për kompaninë dhe për Shtetet e Bashkuara. LEXO edhe...Rikthehet legjenda e Këmbëmadhit, Trump publikon dosjet! Misteri pas gjurmëve gjigante në pyjet e SHBA-ve “Shpresoj që bordi i Nvidia-s ta rikthejë Jensen Huang. Do të ishte gjëja ‘më e mirë’ për kompaninë dhe për të”- shkruan Donald Trump. Kjo deklaratë e presidentit amerikan vjen në një moment delikat për kompaninë, pasi bordi i drejtorëve raportohet se ka diskutuar prej disa ditësh mundësinë e zëvendësimit të CEO-s, ndërsa paralelisht FBI po zhvillon hetime ndaj Huang. Sipas raportimeve të publikuara, themeluesi i Nvidia-s u vu nën dyshime në fillim të shtatorit për një lidhje të pretenduar me një spiun kinez. Hetuesit po shqyrtojnë nëse kjo çështje mund të ketë pasur pasoja për sigurinë kombëtare amerikane. Trump, nga ana tjetër, ka qenë një nga mbështetësit e zëshëm të Huang, duke vlerësuar rolin e tij në zhvillimin e inteligjencës artificiale dhe në forcimin e pozitës së SHBA-së në këtë sektor strategjik. Marrëdhënia mes tyre është shfaqur e afërt edhe në publik. Presidenti e përfshiu Huang në delegacionin amerikan gjatë një vizite në Kinë, ndërsa më vonë e ftoi në rezidencën e tij në Mar-a-Lago, në Florida. Edhe vetë drejtuesi i Nvidia-s ka shprehur vlerësime për Trumpin. Në qershor, në një intervistë për Associated Press, Huang e përshkroi presidentin si “jashtëzakonisht tërheqës, tepër karizmatik”, duke treguar se kishin zhvilluar bisedime të gjata për krijimin e vendeve të punës në SHBA. Edhe pasi dolën në dritë akuzat ndaj tij, Trump nuk u distancua nga Huang. I pyetur nga gazetarët për marrëdhënien mes tyre, presidenti deklaroi se nuk pendohej për afrimitetin dhe e cilësoi atë si një person me integritet. A.C/ReportTv.al FBI SHBA nvidia donald trump Jensen Huang Komento Komente Sondazhi i ditës: Cila mendoni se është rruga për zgjidhjen e kërkesave të studentëve? Dialogu 71.2% Protesta 22.7% Asnjëra 6% Vota total: 2278 Sondazhi i ditës: Cila mendoni se është rruga për zgjidhjen e kërkesave të studentëve?
