Lajme Zone
Shpopullimi në qarkun e Elbasanit/ Viti i ri shkollor nis me më pak fëmijë në bankat e klasës së parë
EkonomiSyri

Shpopullimi në qarkun e Elbasanit/ Viti i ri shkollor nis me më pak fëmijë në bankat e klasës së parë

Viti i ri shkollor në qarkun e Elbasanit nis me më pak fëmijë që do të ulen në bankat e klasës së parë.

Viti i ri shkollor në qarkun e Elbasanit nis me më pak fëmijë që do të ulen në bankat e klasës së parë. Gazetarja e Syrit Margarita Mëhillka raporton se aktualisht në ZVA Elbasan nisin klasën e parë 1050 nxënës, krahasuar me një vit më parë në klasë të parë ka 150 nxënës më pak të regjistruar.Lexo edhe:Vlonjatët po ikin nga Vlora/ Më pak nxënës në klasën e parë, në bankat e shkollës dhe fëmijë ukrainas . Nuk ka shkolla të mbyllura në ZVA Elbasan, ndërkohë në klasën X janë 1148 nxënës Në ZVA Librazhd nisin klasën e parë 173 nxënës, me një rritje të lehtë nga viti 2025-2026 dhe klasën e X 258 nxënës nga 165 një vit më parë. Në ZVA Prrenjas viti shkollor 2026-2027 nis me rreth 60 nxënës më pak. Do të nisin vitin shkollor në klasën e parë 175 nxënës nga 200 një vit më parë ndërsa nr i gjimnazistëve të klasën e X nuk ndryshon, 250 klasa e X. Në ZVA Cerrik shënojnë një rënie të lehtë regjistrimet në klasën e parë. Janë regjistruar për tu ulur në bangat e shkollës për herë të parë 139 nxënës. Në vitin 2026-2027 ishin 173. Nga ana tjetër shënon rritje klasa e X. Për vitin 2026-2027 janë 115 nxënës në klasat e X në krahasim me 107 në vitin shkollor 2025-2026. Në ZVA Peqin numri i nxënësve në klasën e parë është 101 këtë vit shkollor nga 95 që u regjistruan vitin e kaluar. Në klasën e X në Peqin po ashtu shënohet rritje. Nga 73 nxënës vitin e kaluar në 90 këtë vit shkollor. Në ZVA Belsh ulet numri i nxënësve në klasën e parë, nga 101 në 93 këtë vit shkollor. Klasa e dhjetë qëndron në të njëjtat kuota regjistrimesh 97 nxënës. Në ZVA Gramsh është rritur numri i nxënësve në klasën e parë. Këtë vit shkollor do të shkojnë në klasë të parë 145 nxënës nga 127 në vitin shkollor 2025-2026. Po ashtu edhe klasa e X njeh rritje. Nga 146 një vit më parë në 166 këtë vit shkollor.