Lajme Zone
Shpopullimi në Gjirokastër/ Më pak nxënës në klasën I - Në zonat rurale klasa kolektive, ose vetëm me 1 fëmijë
EkonomiSyri

Shpopullimi në Gjirokastër/ Më pak nxënës në klasën I - Në zonat rurale klasa kolektive, ose vetëm me 1 fëmijë

Në të gjithë Qarkun e Gjirokastrës, rreth 5 mijë e 583 nxënës dhe 733 mësues nisin sot vitin e ri shkollor në 72 institucione arsimore.

Në të gjithë Qarkun e Gjirokastrës, rreth 5 mijë e 583 nxënës dhe 733 mësues nisin sot vitin e ri shkollor në 72 institucione arsimore. Në total, 218 fëmijë ulen për herë të parë në bankat e shkollës, 175 në arsimin publik, ndërsa një vit më parë ishin regjistruar 190 nxënës, dhe 43 në atë jopublik.Lexo edhe:Vlonjatët po ikin nga Vlora/ Më pak nxënës në klasën e parë, në bankat e shkollës dhe fëmijë ukrainas Në shumë prej zonave rurale procesi i mësimdhënies vijon të zhvillohet në klasa kolektive, për shkak të numrit të ulët të nxënësve. Në disa prej shkollave, një klasë mund të ketë vetëm një, dy apo tre nxënës, të cilët zhvillojnë mësimin së bashku me nxënës të niveleve të tjera. Në total, në klasat e para deri në të nëntën në arsimin publik janë 1.781 nxënës, ndërsa në arsimin jopublik 403. Për klasat e dhjeta, në publik janë regjistruar 238 nxënës, në privat 41, si dhe 41 nxënës në arsimin me kohë të pjesshme. Sa i përket maturantëve, në arsimin publik janë 220, në jopublik 26 dhe 32 maturantë ndjekin arsimin me kohë të pjesshme. Në qark funksionojnë gjithashtu 4 shkolla të bashkuara. /Raportoi gazetarja e Syrit, Ervina Shehaj/