Një 70-vjeçar nga Lushnja është shpëtuar nga mbytja në plazhin e Semanit, falë ndërhyrjes në kohë të rojeve bregdetare. I moshuari ndodhej në plazh së bashku me familjarët e tij, kur u pikas nga dy vëzhguesit e plazhit teksa dilte dhe zhytej në mënyrë të përsëritur në ujë. Rojet bregdetare ndërhynë menjëherë, duke ndjekur hap pas hapi protokollin e ndihmës së shpejtë. Pas ndërhyrjes së tyre, u arrit stabilizimi i frymëmarrjes së pushuesit. Pak minuta më vonë, 70-vjeçari u transportua me autoambulancë drejt Spitalit të Fierit, ku mori ndihmën e nevojshme mjekësore. Sipas informacioneve, pas trajtimit në spital, i moshuari e ka kaluar rrezikun për jetën dhe ndodhet jashtë rrezikut. View this post on Instagram A post shared by News24 Albania (@news24al) © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

