Lajme Zone
Shpërthimi te karburanti ‘Eida’/ Ende i paqartë shkaku, 3 punonjësit: Po furnizonim një makinë me gaz, nuk e kuptuam si ndodhi
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Shpërthimi te karburanti ‘Eida’/ Ende i paqartë shkaku, 3 punonjësit: Po furnizonim një makinë me gaz, nuk e kuptuam si ndodhi

Grupi hetimor po verifikon një bombolë gazi që ndodhej pranë zyrave të karburantit, për të përcaktuar nëse ka lidhje me shpërthimin. Tre punonjësit e lënduar kanë deklaruar se në ato momente po furnizonin me gaz një automjet dhe nuk e kuptuan si ndodhi shpërthimi i fuqishëm te "Eida".

Hetuesit ende nuk kanë një përgjigje për shkakun e shpërthimit të fuqishëm në pikën e karburantit “Eida” pranë Brrylit në Tiranë. Tre punonjësit që mbetën të lënduar janë marrë në pyetje dhe kanë deklaruar se në momentin e shpërthimit po furnizonin me gaz një automjet, por nuk dinë të thonë se nga nisi gjithçka. Sipas dëshmive të tyre, pranë zyrave ndodhej edhe një bombolë gazi, e cila po verifikohet nga grupi hetimor nëse ajo ka qenë shkaku i shpërthimit. Hetuesit po punojnë për të përcaktuar nëse shpërthimi lidhet me automjetin që po furnizohej, me ndonjë defekt në pompën e gazit apo me një rrjedhje nga bombola. LEXO EDHE:Protestuesit të ndarë! Një grup bllokoi rrugët e Tiranës, rrethoi dhe sulmoi një makinë! 1 në pranga dhe 15 nën hetim! Rama: Kjo është dhunë (VIDEO+EMRAT) Pikëpyetjet për shkakun e ngjarjes u shtuan që në orët e para pas shpërthimit. Zjarrfikësja ngriti dyshime se ai mund të kishte ndodhur në zyrat e karburantit, të cilat u shembën plotësisht, ndërsa ISHTI dha një tjetër version paraprak. “Dyshohet se zjarri ka nisur nga një automjet në territorin e stacionit të karburanteve, i cili është shoqëruar edhe me eksplozion”, tha ISHTI. Tre punonjësit e lënduar janë jashtë rrezikut për jetën. Në Komisariatin nr. 1 dje u shoqëruan administratori, drejtuesi teknik dhe menaxheri i karburantit. Paralelisht po verifikohet i gjithë dokumentacioni i pikës së karburantit, për të kontrolluar aktivitetin e saj, kontrollet e kryera ndër vite dhe nëse dispononte lejet përkatëse të parashikuara nga ligji. Pika e karburantit me emrin tregtar “Eida” rezulton e regjistruar si “Skënderi G” sh.p.k. dhe është në pronësi të Frident Kuqit. SI.E./Shqiptarja.com TAG: shperthim karburant eida Tirane Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

7 Shtator, 07:56

Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 77.8% Magjistratëve 16.2% Nuk e di 5.9% Vota total: 3577 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 7 Shtator, 07:56 Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?