Lajme Zone
Shpërthimi në pallatin në Elbasan, del raporti i akt-ekspertimit: Soleta e katit të pestë rrezikon të shembet në çdo moment! Fotot e apartamenteve të shkatërruara
Të tjeraShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Shpërthimi në pallatin në Elbasan, del raporti i akt-ekspertimit: Soleta e katit të pestë rrezikon të shembet në çdo moment! Fotot e apartamenteve të shkatërruara

Është publikuar raporti i akt-ekspertimit për shpërthimin në pallatin në Elbasan, më 4 nëntor.

Është publikuar raporti i akt-ekspertimit për shpërthimin në pallatin në Elbasan, më 4 nëntor. Sipas raportit paraprak të vëzhgimit në terren të hartuar nga Instituti i Ndërtimit më 6 nëntor 2026, gjendja e objektit paraqet rrezik potencial për sigurinë e qytetarëve, ndërsa soleta e katit të pestë rrezikon shembjen nga momenti në moment. Bazuar në inspektimin vizual të kryer në terren dhe në konstatimet paraprake të grupit të punës, arrihet në përfundimet e mëposhtme: LEXO EDHE:Tritol në makinë zyrtares së bashkisë së Elbasanit, kapet 1 nga autorët! Tre të tjerë në kërkim 1. Objekti ka pësuar dëmtime të konsiderueshme si pasojë e shpërthimit dhe zjarrit, të cilat kanë prekur elemente konstruktive dhe jokonstruktive të ndërtesës. Instituti i Ndërtimit. Rruga "Myslym Keta", Brar Tufinë, Tiranë, 2. Soleta e katit të 5, mbi zonën ku ka ndodhur shpërthimi rrezikon shembjen nga momenti në moment. 3. Gjendja e konstatuar paraqet rrezik potencial për sigurinë e banorëve dhe të personave që mund të qëndrojnë brenda ose pranë objektit. 4. Rekomandohet përcaktimi dhe zbatimi i një perimetri sigurie 20m-30m, si dhe marrja e masave të nevojshme për shmangien e rënies së elementeve të dëmtuara. 5. Për realizimin e investigimeve të mëtejshme, është i nevojshëm largimi i kontrolluar i mbetjeve të dëmtuara nga zjarri, vetëm pas vlerësimit të sigurisë së ndërhyrjes dhe marrjes së masave të nevojshme mbrojtëse. 6. Pas krijimit të kushteve të sigurta për akses, rekomandohet kryerja e akt-ekspertizës së thelluar, e cila duhet të përfshijë investigimet konstruktive, testimet laboratorike të materialeve dhe analizat përkatëse për vlerësimin e aftësisë mbajtëse dhe qëndrueshmërisë së objektit" thuhet në raport. Lajm në përditësim… Kliko këtu per të lexuar dokumentin e plotë Share Xh.K A.E Shqiptarja.com TAG: shperthim Elbasan Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

3 Nëntor, 11:50

Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 49.8% Veliajn 19.4% Asnjërin 30.8% Vota total: 1370 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 3 Nëntor, 11:50 Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?