Lajme Zone
Shpërthimi në një veturë në Gjilan, Policia jep detaje – një person i lënduar rëndë
Të tjeraTelegrafi

Shpërthimi në një veturë në Gjilan, Policia jep detaje – një person i lënduar rëndë

Një shpërthim në një veturë ka ndodhur të mërkurën në mbrëmje në Gjilan, ku si pasojë një person është lënduar rëndë.

Një shpërthim në një veturë ka ndodhur të mërkurën në mbrëmje në Gjilan, ku si pasojë një person është lënduar rëndë.Rastin e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani. “Më 05.08.2026 rreth orës 21:45 kemi pranuar një informatë përmes telefonit se në rrugën ‘Lufta e Gjilani 44’ në Gjilan ka ndodhë një detonim në një veturë. Menjëherë patrullat policore ju kanë përgjigjur thirrjes duke dalë në vendngjarje. Nga hetimet e para mësohet se një veturë është dëmtuar, dyshohet nga një mjet shpërthyes”, tha Hashani. Tutje, bëhet e ditur se në veturë kanë qenë dy persona vozitësi dhe një pasagjere. Vozitësi ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar me urgjencë në spital, ndërsa pasagjerja është e lënduar lehtë.Policia njofton se në vendngjarje kanë dalë të gjitha njësitet policore si dhe prokurori kujdestar i shtetit. Për momentin nuk dihen motivet e këtij rasti të rëndë. /Telegrafi/