Lajme Zone
Shpërthimi në Elbasan, gjendet nën rrënojat e pallatit viktima e dytë
Të tjeraABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 11 burime — Krahaso mbulimin →

Shpërthimi në Elbasan, gjendet nën rrënojat e pallatit viktima e dytë

Hamit Ibro, 69 vjeç është viktima e dytë e shpërthimit të fuqishëm në një pallat pesë katësh në lagjen “Beqir Dardha” në Elbasan.

Hamit Ibro, 69 vjeç është viktima e dytë e shpërthimit të fuqishëm në një pallat pesë katësh në lagjen “Beqir Dardha” në Elbasan.

Pas më shumë se 17 orësh kërkime intensive, trupi i i pajetë 69-vjeçari Hamit Ibra u gjet nën rrënojat e pallatit të shkatërruar.

Ai rezultonte i zhdukur që prej momentit të shpërthimit, ndërsa ekipet e emergjencës vijuan për orë të tëra kërkimet për gjetjen e tij nën rrënojat e pallatit. Ndonëse fillimisht u dyshua për shpërthim të një bombole gazi,policia thotë se për shkak të forcës së shpërthimit, nuk përjashtohet as mundësia e ndonjë lënde tjetër eksplozive.

Fatkeqësisht, nga shpërthimi në pallatin 5 katësh në lagjen “Çlirimi” të Elbasanit, humbi jetën një grua e moshuar, ndërsa 10 persona u asfiksuan nga tymi.

Në pallatin ku ndodhi shpërthimi do të vijnë forcat xheniere për të bërë një ekspertizë për shkakun e shpërthimit të fuqishëm./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet elbasanshperthimi