Lajme Zone
Shpërthimi në banesën në Lezhë, policia: 6 persona të lënduar, mes tyre 2 fëmijë
Të tjeraPolitiko
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Shpërthimi në banesën në Lezhë, policia: 6 persona të lënduar, mes tyre 2 fëmijë

Një shpërthim i dyshuar i një bombole gazi ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një banesë në fshatin Markatomaj të Lezhës. Policia njofton se ngjarja është regjistruar rreth orës 20:30, ndërsa si pasojë e shpërthimit kanë mbetur të dëmtuar gjashtë persona, mes tyre dy fëmijë të moshës 10 dhe 13 vjeç. Të lënduar janë edhe pronari i banesës, 40-vjeçari S. K., si dhe tre gra, 64, 70 dhe 58 vjeçe. Pronari

Një shpërthim i dyshuar i një bombole gazi ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një banesë në fshatin Markatomaj të Lezhës. Policia njofton se ngjarja është regjistruar rreth orës 20:30, ndërsa si pasojë e shpërthimit kanë mbetur të dëmtuar gjashtë persona, mes tyre dy fëmijë të moshës 10 dhe 13 vjeç. Të lënduar janë edhe pronari i banesës, 40-vjeçari S. K., si dhe tre gra, 64, 70 dhe 58 vjeçe.

Pronari i banesës, S. K., është nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim më të specializuar. Sipas Policisë, personat e tjerë të dëmtuar po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Lezhës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm