Lajme Zone
Shpërthimi i fuqishëm në një pallat në Elbasan, gjendet nën rrënoja viktima e dytë
TeknologjiJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 11 burime — Krahaso mbulimin →

Shpërthimi i fuqishëm në një pallat në Elbasan, gjendet nën rrënoja viktima e dytë

Është konfirmuar viktima e dytë nga shpërthimi i fuqishëm që tronditi mesditën e së mërkurës një pallat 5-katësh në lagjen “Beqir Dardha” në Elbasan. Ekipet e kërkim-shpëtimit të Forcave të Armatosura kanë gjetur trupin e pajetë të 69-vjeçarit Hamit Ibro, i cili rezultonte i zhdukur që prej momentit të shpërthimit. Kërkimet nën rrënojat e godinës vijuan për disa orë, deri në gjetjen e tij. Nga shp

Është konfirmuar viktima e dytë nga shpërthimi i fuqishëm që tronditi mesditën e së mërkurës një pallat 5-katësh në lagjen “Beqir Dardha” në Elbasan. Ekipet e kërkim-shpëtimit të Forcave të Armatosura kanë gjetur trupin e pajetë të 69-vjeçarit Hamit Ibro, i cili rezultonte i zhdukur që prej momentit të shpërthimit. Kërkimet nën rrënojat e godinës vijuan për disa orë, deri në gjetjen e tij.

Nga shpërthimi humbi jetën edhe një 82-vjeçare, e cila banonte në apartamentin ngjitur me atë ku ndodhi ngjarja. Dhjetë persona të tjerë pësuan asfiksi dhe morën ndihmë mjekësore në spital, ndërsa fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Shpërthimi shkaktoi dëme të rënda strukturore, duke shembur muret e apartamentit dhe shkallët e pallatit, ndërsa tre kate të ndërtesës u bashkuan në një.

Godina është shpallur e pabanueshme, ndërsa të gjithë banorët janë evakuuar nga ekipet e emergjencës. Autoritetet po marrin masa për sistemimin e tyre, ndërkohë që vijojnë hetimet për të përcaktuar shkaqet e shpërthimit. Dyshimet paraprake janë për një bombol gazi, por ende nuk ka një konfirmim zyrtar mbi rrethanat që çuan në tragjedinë me dy viktima në Elbasan.