Lajme Zone
Shpërthimi i fuqishëm në një pallat në Elbasan, gjendet nën rrënoja viktima e dytë pas disa orë kërkimesh
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 11 burime — Krahaso mbulimin →

Shpërthimi i fuqishëm në një pallat në Elbasan, gjendet nën rrënoja viktima e dytë pas disa orë kërkimesh

ELBASAN - Hamit Ibro, 69 vjeç është viktima e dytë e shpërthimit të fuqishëm në një pallat pesë katësh në lagjen “Beqir Dardha” në Elbasan.Trupi i pajetë i 69-vjeçarit u gjet nën rrënojat e godinës. Ai rezultonte i zhdukur që prej momentit të shpërthimit, ndërsa ekipet e emergjencës vijuan për orë të tëra kërkimet për gjetjen e tij nën rrënojat e pallatit. Ngjarja e rëndë u shënua mesditën e së më

ELBASAN - Hamit Ibro, 69 vjeç është viktima e dytë e shpërthimit të fuqishëm në një pallat pesë katësh në lagjen “Beqir Dardha” në Elbasan.Trupi i pajetë i 69-vjeçarit u gjet nën rrënojat e godinës. Ai rezultonte i zhdukur që prej momentit të shpërthimit, ndërsa ekipet e emergjencës vijuan për orë të tëra kërkimet për gjetjen e tij nën rrënojat e pallatit. Ngjarja e rëndë u shënua mesditën e së mërkurës, ku rreth orës 14:00, apartamenti i 69-vjeçarit u përfshi nga flakët - paraprakisht dyshohet si pasojë e bombolës së gazit. LEXO edhe...Shpërthimi në Elbasan, kryebashkiaku Llatja: Evakuohen të gjitha familjet, një pjesë e godinës shpallet e pabanueshme Flakët u përhapën edhe në pjesë të tjera të kateve dhe kjo bëri që fëmijë, të rritur dhe të moshuar të evakuoheshin menjëherë, përveç një 82-vjeçareje që nuk arriti dot të dilte nga godina e cila u përpi nga zjarri. Hatixhe Berisha, e cila jetonte një kat më lartë apartamentit në flakë u nxor e pajetë nga ballkoni me shkallët e jashtme të forcave zjarrfikëse. Ndërkohë 10 të lënduar, mes tyre një fëmijë, u transportuan për mjekim në spitalin e Elbasanit pasi shfaqën probleme për shkak të tymit. Pallati 5 katësh në lagjen “Qemal Stafa” është ndërtuar në vitet ’70-’80 gjatë kohës së komunizmit. Në këtë pallat ishin 15 familje, 3 prej të cilave ndodhen në emigrim. lajm ne perditesim.... Ora 07:53 Shpërthimi në Elbasan, kryebashkiaku Llatja: Evakuohen të gjitha familjet, një pjesë e godinës shpallet e pabanueshme Kryebashkiaku i Elbasanit, Gledian Llatja ka dhënë detaje mbi situatën në apartamentin e përfshirë nga zjarri në Elbasan ku një pjesë e godinës pësoi dëmtime të rënda strukturore. Ai bëri me dije se zjarri është shuar, ku theksoi se të gjitha familjet janë evakuuar.Llatja informoi gjithashtu se një pjesë e banorëve janë strehuar te të afërmit dhe të tjerët në konviktet e studentëve në Elbasan.Për vlerësimin e dëmeve dhe sigurinë e godinës pritet edhe ndërhyrja e specialistëve të Institutit të Ndërtimit.“Zjarri është fikur, ndërsa kërkimet vijojnë nga strukturat e Emergjencave Civile dhe grupet e kërkim-shpëtimit. Aktualisht, të gjitha familjet janë evakuuar dhe nuk ka asnjë familje në pallat. Pjesa më e madhe e banorëve janë strehuar te të afërmit, ndërsa pjesa tjetër në konviktet e studentëve në Elbasan.Pritet që në terren të mbërrijnë edhe strukturat e Institutit të Ndërtimit për të verifikuar gjendjen e strukturës së pallatit në tërësi. Sipas vlerësimeve paraprake të inxhinierëve, njëri prej sektorëve është bërë i pabanueshëm, por problematika strukturore janë konstatuar edhe në pjesën tjetër të pallatit.”- u shpreh Llatja. Share Xh.K/ReportTv.al Elbasan Hamit Ibro shperthim Hatixhe Berisha Komento Komente Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 55.9% Veliajn 23% Asnjërin 21.1% Vota total: 535 Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?