Kryeministri Edi Rama dhe ambasadorja e Bashkimit Europian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, do të zhvillojnë këtë të enjte një konferencë të përbashkët për mediat. Sipas njoftimit të Agjencisë për Media dhe Informim në Kryeministri, konferenca do të zhvillohet në orën 11:30. LEXO edhe...Ministri Hoxha në Bundestagun gjerman: Progres-raporti i Komisionit Evropian, pasqyrë e progresit të Shqipërisë Një ditë më parë Komisioni Europian vlerësoi përparimin e Shqipërisë në rrugën drejt BE-së, pavarësisht disa shqetësimeve për funksionimin e demokracisë dhe mungesën e kontrollit parlamentar ndaj qeverisë. Komisioni vlerësoi me nota të mira punën e SPAK dhe organeve të drejtësisë, ndërsa kritikohen qartësisht përpjekjet e zyrtarëve publikë ose politikanëve për të ushtruar ndikim të papërshtatshëm mbi sistemin gjyqësor, përfshirë prokurorinë e Posaçme, si dhe sulmet personale ndaj magjistratëve. Institucioneve të Drejtësisë u kërkohet me ngulm që të punojnë për plotësimin e vendeve vakante në sistem, të cilat kanë pasoja mbi vonesat në trajtimin e çështjeve për gjykim Sipas raportit të progresit Paraburgimi vazhdon të mbetet masa kryesore shtrënguese që vendoset gjatë hetimeve dhe në pritje të gjykimit. Institucionet përkatëse duhet të marrin masa për të garantuar përdorimin më të mirë të masave alternative ndaj paraburgimit. Sa u përket protestave në kryeqyet, KE u kërkon të gjitha palëve të angazhohen në dialog konstruktiv. Lajm në përditësim... Xh.K/SI.E./ReportTv.al integrimi ne be Sofia Moreira de Sousa edi rama Komento Komente Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 55.6% Veliajn 23.2% Asnjërin 21.2% Vota total: 538 Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?

