Shpërthimi i fuqishëm që u regjistrua në Elbasan ditën e sotme i ka marrë jetën një shtetaseje. Raportohet për një viktim të moshës 83 vjeç.
Si pasojë e incidentit në një apartament në qytetin e Elbasanit, përveç humbjes së jetës së një 83-vjeçareje, dyshohet se të asfiksuar kanë mbetur 8 persona, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën, aktualisht. Pallati ku ndodhi shpërthimi është evakuuar i tëri. Shpërthim i fuqishëm në Elbasan/ Dëmtohet pallati, nis largimi i banorëve 4 Nëntor, 15:15 Operacionet e emergjencës vazhdojnë punën për verifikimin e dëmeve dhe pasojave prej ngjarjes së rëndë të ndodhur gjatë mesditës së sotme.
Shkak i shpërthimit tragjik dyshohet të jetë problematika e një bombole gazi në apartamentin e ndërtesës, nga ku u dëgjua shpërthimi dhe nisën shkëndijat e zjarrit./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

