Lajme Zone
Shpërthimi i fortë në pikën e karburantit në Sarandë, kush janë dy të plagosurit
Të tjeraTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Shpërthimi i fortë në pikën e karburantit në Sarandë, kush janë dy të plagosurit

Një shpërthim i fortë ka ndodhur ditën e sotme në një pikë karburanti në Sarandë, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona.

Një shpërthim i fortë ka ndodhur ditën e sotme në një pikë karburanti në Sarandë, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona. Të plagosur nga shpërthimi kanë mbetur Fatmir Pema, 39 vjeç i cili ka pësuar djegie në trup dhe Florian Bica 27-vjeç , i cili është transportuar në spital pas tronditjeve nga shpërthimi.

Të dy të plagosurit janë punonjës mirëmbajtjeje në pikën ku ndodhi shpërthimi.

Rrethanat dhe shkaku i shpërthimit nuk janë bërë ende të ditura.

Ky është shpërthimi i dytë në një pikë karburanti në javët e fundit, pas shpërthimit që ndodhi rreth 3 javë më parë, më 9 shtator në një pikë karburanti në zonën e Bërrylit në Tiranë. Top Channel