Një 77-vjeçar është gjetur i pajetë, ndërsa në trupin e tij janë konstatuar shenja të gjakosura, duke ngritur dyshime për rrethanat në të cilat ka ndërruar jetë.
Sipas burimeve viktima është identifikuar dhe nuk rezulton të ketë pasur precedentë penalë.
Pas njoftimit për ngjarjen, policia ka nisur hetimet për të dokumentuar rrethanat e vdekjes. Trupi i 77-vjeçarit pritet t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore, e cila do të ndihmojë në përcaktimin e shkakut të vdekjes dhe në sqarimin e natyrës së shenjave të konstatuara në trup. Dyshohet paraprakisht se mund të jetë rrëzuar aksidentalisht, pasi nga informacionet paraprake ishte konsumues i alkoolit./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Aktualitet i moshuaripoliciaviktime

